Pas denoncimit në 'Pa Gjurmë', gjenden në Tiranë 2 të rinjtë që kishin ikur nga Elbasani! Publikohen live në emision fotot dhe video

Dy foto dhe një video, që mbërritën gjatë transmetimit live, puntatën e kësaj të mërkure në emisionin investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV kanë ngjashmëri me dy adoleshentët, në Elbasan, që janë denoncuar të zhdukur nga prindërit. 


13-vjeçarja Stelina Jaupaj dhe 15-vjeçari Samuel Duro kishin humbur kontaktet që prej ditës së shtunë, më 30 prill, ndërsa ishin larguar të dy pasi mbaruan mësimin në shkollë. Imazhet që u shfaqën në program treguan një djalë që mban veshur një bluzë të zezë dhe një kapele gjithashtu të zezë dhe tuta gri të shkurtra shoqëruar nga një vajzë me një çantë shkolle në shpinë dhe një shall në kokë. Nga informacionet që kanë marr familjarët dyshohet se ata i ishin drejtuar pikës turistike në Funar, ku pasi kanë konsumuar kafe në një lokal janë shprehur se kanë humbur shokët gjatë një ekskursioni me shkollën. Ata kanë përshkuar një rrugë të gjatë në këmbë, ku fillimisht janë drejtuar tek ullishtet e qytetit dhe më pas janë nisur drejt fshatrave malorë që lidhin Elbasanin me Tiranën. Sipas informacioneve, dy adoleshentët kanë mbërritur në kryeqytet në datën 30 prill. Të ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ prindërit e djalit Gazment dhe Burbuqe Duro shprehen se humbjen e të birit e mësuan pasi në derë trokitën prindërit e vajzës me të cilën u largua 15-vjeçari.

’Më erdhi babai në derë dhe më kërkoi të nxirrja vajzë. Ne nuk denim asgjë. As në shkollën e Samuelit nuk dinin asgjë. Ai është klasën e tetë dhe është hera e parë që ai largohet. Ishte motra e vajzës që kontaktoi me ne. Rreth orës 11 paradite, prindërit e vajzës na thanë se djali kishte marr vajzën e tyre dhe se ishte larguar. Ne u çuditëm shumë. Ne nuk e njihnim më parë vajzën. Nga prindërit e saj e kemi mësuar se ata shoqërohen bashkë edhe pse nuk janë në të njëjtën shkollë’-tha babai
’Djali mund ta ketë shitur biçikletën, ose e ka humbur sepse nuk po e gjej askund. Edhe telefonin mund ta ketë shitur. Nuk e dimë. Ai edhe mund të ketë pasur adresa në rrjete sociale, por ne nuk dimë asgjë. Djali s’më ka treguar, as ndonjë problem apo shqetësim që mund të ketë pasur. Kemi folur me miqtë e tij dhe s’na kanë thënë gjë. Sidomos për lidhjen që mund të ketë pasur me këtë vajzën nuk kemi qenë në dijeni. Rrinte shumë i mbyllur gjithnjë dhe në telefon. ’Flas me shokët e shkollës’- na thoshte’, -u shpreh nëna 

Mjaft telefonata mbërritën gjatë transmetimit live, që lokalizuan një vendndodhje të mundshme të dy të rinjte në zona të ndryshme të kryeqytetit që janë parë ditët e fundit. Pak para përfundimit të emisionit, dy foto të shkrepura nga një qytetar pranë Shkollës së Bashkuar në Tiranë, si dhe një video tregonin imazhin e dy adoleshentëve, të ngjashëm me ata që kërkohen nga familjarët. Edhe pse prindërit e të riut nuk arritën dot të dallonin imazhin e fotove të mara nga kamerat e sigurisë konfirmuan se nga profili dhe fiziku i personit që shfaqet në video mund të jetë djali i tyre.

1651684277_6272b062cd727samueldurofotodyshuese.jpg     

Foto e shkrepur në Tiranë, e mërkurë, ora 14:00 pranë Shkollës së Bashkuar

Dëshmitari i cili dërgoi fotot tha se i ka parë këtë të mërkurë rreth orës 13:00. Kjo nuk ishte dëshmia e vetme që lokalizon një vendodhje të mundshme të të humburve, në kryeqytet. Pasi një tjetër qytetar pretendon se i ka parë po këtë të mërkurë në rreth orës 12:00-12:15 në zonën e Medresesë. 

’Ishin të rinj dhe të shqetësuar dukeshin. Nuk i dhashë shumë rëndësi, por i pashë në rrjete sociale qe kishin humbur dhe ju kontaktova. Aty te sheshi i pashë. Mendoj që nuk gaboj, ata janë.’ 

Pas kërkimeve, të rinjtë u gjetën në Tiranë, në gjendje të mirë shëndetësore. 1651683467_klipe4maj.00195722.Still010.jpg

 

 

VIDEO/Emisioni i plote

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:01
Pas denoncimit në 'Pa Gjurmë', gjenden në Tiranë 2 të rinjtë që kishin ikur nga Elbasani

1651698188_1651683467klipe4maj.00195722.Still010.jpg

Pas denoncimit në 'Pa Gjurmë' janë gjetur në Tiranë në gjendje të mire shëndetësore dy adoleshentët që kishin ikur nga Elbasani. Është njoftuar Policia e Elbasanit për t marrë.

O.D./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni prej betoni: 04/05/2022 19:09

    Pune gablesh gjelle qensh!

    Përgjigju
    • Ola: 04/05/2022 23:54

      Haha, ke te drejte Loni.

    • Loni prej betoni: 04/05/2022 23:15

      Turi ik bej cicin! Ka halle me te medha ky vend per tu marre se me dy gabele qe shkojne per turizem ne Tirane.

    • Turi: 04/05/2022 21:04

      Turp te kesh qe flet keshtu, e pastaj ankohemi se na diskrimino greku e tjetri. E aq me teper, femije. E ka fajin moderatori qe ta publiko, jo ti qe nuk behesh njeri.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën