Një 14-vjeçare u denoncua e zhdukur në Durrës, që prej 17 majit.
Ka qenë babai i të miturës, GJ.XH, 52-vjeç, i cili ka denoncuar se i është larguar nga banesa vajza.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se e mitura është gjetur nga policia dhe ndodhej tek shtëpia e një shoqes së saj, rreth 100 m larg banesës.
‘Më datë 18.05.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi Gj. Xh., 52 vjeç, se më datë 17.05.2024, është larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja R. Gj., 14 vjeçe. Policia po punon për gjetjen e të dy shtetasve.’- njofton policia.