TIRANË- Një 16-vjeçare në Tiranë është larguar nga banesa e saj dy ditë më parë në drejtim të paditur. Nëna e saj ka kallëzuar largimin e të miturës nga banesa.
Referuar njoftimit të policisë, 16-vjeçarja me iniciale B.Xh. është larguar nga banesa më datë 4 të këtij muaji dhe nuk ka asnjë informacion se ku mund të ndodhet.
"Më datë 04.12.2021, shtetasja A. R., 32 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa e saj, vajza e mitur, shtetasja B. Xh., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftimin e Policisë.