Sarandë- I riu që u denoncua si i zhdukur nga familjarët e tij në Manastir, Blerim Dulaj, 29 vjeç, është gjetur i varur pak orë pas denoncimit, në një pemë në Sarandë. Babai i tij, Divid Dulaj, denoncoi të birin si të zhdukur, teksa tha se ishte larguar nga banesa për të shkuar në det dhe për t'u larë me shokët.
Blerim Dulaj, i gjetur i varur nga familjarët e tij.
Babai ka thënë për Report Tv, se djali i tij nuk është me probleme të shëndetit mendor, siç është shkruar ditën e sotme në shumë portale.
Rreth orës 3 më ka thënë që do vete në plazh për t’u larë. Unë i thashë “Jo”, se është herët. Ai më tha do vete, vajti. E prita deri në 3-4, se deri atëherë lahen atje. Pritëm që s’na erdhën, morëm masat tona, lajmëruam policinë na erdhën në ndihmë, faleminderit të gjithëve. Por kemi dëgjuar një portal, sikur djali është me të meta mendore. Dua që televizioni juaj, si television serioz ta verifikojë. Gjithë të tjerëve s’kemi ç’të themi. Duam të na ndihmojë shteti.
Divid Dulaj, babai i Blerim Dulaj, djali që është denoncuar si i zhdukur në Sarandë