Një 43-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Burime bëjnë me dije se ka qenë vëllai i tij i cili ka bërë kallëzim në policinë e kryeqytetit.
Mësohet se S.M., 41 vjeç, ka deklaruar para policisë se vëllai i tij me inicialet E.M., është larguar nga banesa duke mos u kthyer.
Blutë e Tiranës raportojnë se kanë nisur kërkimet për gjetjen e 43-vjeçarit.
“Më datë 03.02.2022, shtetasi S. M., 41 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vëllai i tij, shtetasi E. M., 43 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”-njofton Policia.