Zhduket aplinisti italian në malet
mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

SHKODER- Një alpinist Italian nga San Donato Milanese rezulton i zhdukur në malet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Giovanni Battista Ottonello, 71 vjeç, adhurues i trekking dhe alpinizmit, të mërkurën e kaluar është nisur për t’u ngjitur maleve të zonës kufitare, por pas telefonatës së fundit që kryer rreth orës 11:00 të asaj dite, telefoni i tij rezulton i fikur.

Në mbrëmje, kur nuk e kanë parë të mbërrinte, nga pika e strehimit në Gusjnie, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku qëndronte i moshuari, kanë lëshuar alarmin. Sipas mediave italiane, bashkëpunimi mes forcave të policisë për të bashkërenduar kërkimet ka hasur në vështirësitë e shkaktuara jo vetëm nga moti i keq, por edhe nga burokracia mes dy shteteve kufitare.

Ndërkohë, shqetësimi mes familjarëve të alpinistit rritet. Pavarësisht eksperiencës së tij, gjashtë ditë përbëjnë një periudhë tepër të gjatë dhe frika e tyre shkaktohet pikërisht nga mungesa e komunikimeve. Familjarët i tremben faktit se një incident mund të bllokuar alpinistin në një situatë të atillë që ja bën të pamundur të kërkojë ndihmë.

71-vjeçari Ottonello, fliste edhe gjuhën vendase pasi ishte martuar me një malazezase. Një javë para se të zhdukej, ai kishte zhvilluar një tjetër ekskursion me të birin dhe meqenëse i kishte pëlqyer shumë panorama e maleve, kishte vendosur që të qëndronte edhe më tej i vetëm.

E kontaktuar nga A1 Report, policia e Shkodrës bën të ditur se nuk ka asnjë informacion, pasi sipas tyre tyre alpinisti italian është zhdukur në anën e malazezëve.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'