Zhduket durrsaku Artur Buzhiqi flet nëna e 41-vjeçarit në ‘Pa Gjurmë’: Ishte i stresuar, nuk foli me askënd

Një tjetër rast urgjent u denoncua pasditen e kësaj të marte në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv. Familjarët kërkojnë ndihmën e programit për gjetjen e 41-vjeçarit Artur Buzhiqi nga Durrësi. Babai i tre fëmijëve është larguar që prej datës 9 korrik të këtij viti, nga Ura e Dajlanit mbrëmjen e së shtunës së kaluar. Nënë Bukurie dhe bashkëshortja e tij Fiqiretja bëjnë apel për ndihmë, ndërsa thonë se 41-vjeçari kishte shfaqur probleme me kujtesën afro një vit më parë.

’Arturi doli nga banesa mbrëmjen e 9 korrikut, ditën e shtunë. Një fqinj e ka parë përballë pastiçerisë afër shtëpisë dhe tha se dukej i mërzitur. Kur doli nga shtëpia rreth orës 20:00 të mbrëmjes ishte rënduar nga ana shëndetësore, pasi kishte probleme me kujtesën. Dy orë më pas e ka parë edhe një punonjës policie. Ai dilte dhe shëtiste vetëm, por gjithmonë kthehej vetë në shtëpi. Ditën që humbi gjurmët pati të veshur një bluzë të bardhë me pika dhe një palë pantallona të shkurtra. Me vete nuk mori asgjë tjetër, as mjet identiteti apo telefon. Nuk e di nëse ka pasur para me vete’- u shpreh nëna

Gjatë transmetimit live mbërritën një lumë informacionesh, ndërsa dy janë qytetet ku dyshohet se mund të ketë lëvizur 41-vjecari. Qytetarët flasin për disa zona në qytetin bregdetar ku pretendohet të jetë parë Arturi, si dhe një tjetër pistë është qyteti i Mamurrasit nga ku mjaft qytetarë të këtij qyteti u vunë menjëherë në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë kërkimeve në terren për të zbuluar gjurmët e durrsakut të humbur.

’E kam parë sot në orën 11:00, kur erdhi tek unë mori një palë atlete tek lulishtja në Durrës. Kishte një kapele dhe ngjante shumë me Arturin. Kishte të veshur një palë pantallona të shkurtra dhe një bluzë gri’

’E kam parë dje në orën 11:00 në Mamurras dhe jam i sigurtë që është ky. Bazohem nga foto. Dukej që kishte probleme. Kishte veshur pantallona të shkurtra dhe një bluzë të hollë sportive në ngjyrë gri. Kishte dhe një çantë të zezë dhe ishte i uritur’

’Arturi ndodhet në Mamurras në një banesë. Atë zotërinë e zbrita në Mamurras 4 minuta më parë tek një banesë’-tha një tjetër dëshmitar

Kush ka ndonjë informacion në lidhje me 41-vjeçarin Artur Buzhiqi ju lutemi të na kontaktoni në:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698, në tel: 0444 17 778

Si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, nga e hëna në të premte ora 15:30-16:30

O.D./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje