Zhduket në 2016, 'Pa Gjurmë' zbulon fotot e fundit të shkodranit Ramadan Arci të shkrepura në Shirokë

TIRANË- Gjurmët e fundit datojnë në shtator të vitit 2016, kur Ramadan Arçi nga Shkodra u largua në drejtim të paditur.  Ai jetonte i vetëm, ndërsa punonte në një bar-restorant në Shirokë, vend nga i cili u zhduk para 4 vitesh. ‘Pa Gjurmë’ u lidh këtë pasdite me ish-kolegun e Ramdanit, i cili ishte dhe personi i fundit që e kishte takuar fizikisht. Ndër të tjera miku i tij , Pajtim Alia, i vuri në dispozicion programit dy foto që tregojnë  edhe imazhin e fundit pak para se Ramadani të humbiste.

‘Me Ramadanin kemi qenë koleg. Kemi punuar bashkë që prej vitit 2013. Ai ishte një njeri shumë punëtor. Nuk kishte probleme. Ishte një njeri i mirë. Ai punonte në mirëmbajtje, në këtë hotel. Ka qenë viti 2015 kur më ka rrëfyer historinë e tij të dashurisë me vajzën nga qyteti I Fierit. Ramadani udhëtonte shpesh në këtë qytet, dhe unë besoj së mund të ndodhet po në Fier dhe ka nisur një jetë të re”- u shpreh Pajtim Alia.

4 vite nga humbja e tij, 55-vjeçari kërkohet nga vëllai binjak, Musa Arci, i cili në rrëfimin që bën në emisionin ‘Pa Gjurmë’ thotë se marrëdhëniet mes tyre kishin qenë të mira.

‘Unë nuk kam asnjë informacion për vëllanë. Nuk kam marr vesh asgjë lajm për  të. Ne kemi patur marrëdhënie të mira. Nuk e kuptoj si ka ikur dhe nuk është bërë ende i gjallë. Nga verifikimet në sistemin TIMS nuk rezulton të ketë dalë nga Shqipëria. Vetëm nëse ka nisur një jetë të re dhe nuk dëshiron të flasë më me ne. Të jetë shëndoshë dhe Inshallah ka gjetur jetën e vet’, u shpreh i vëllai

Marrëdhëniet mes Ramadanit dhe dy vëllezërit e tjerë, që jetonin në të njëjtin qytet ishin të ftohta, ndërsa i vetmi që e kërkon ende sot është vëllai i tij binjak, Musai i cili u lidh live nga Shkodra me ’Pa Gjurmë’.

1593540418_Sequence01.00233415.Still011.jpg

Ramadan Arci
 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar