13-vjecarja L.Q nga Saranda e cila prej pasdites së të  shtunës rezulton e zhdukur mund të jetë larguar më një 33-vjeçar nga Gramshi, që punonte si bari në rrethinat e  qytetit bregdetar.
 
E këtij mendimi është nëna e të miturës, Floresha Qorri,  e cila në një intervistë për Report Tv rrefen se vajzën për hërë të fundit e ka parë pasditen e 2 korrikut.
 
E shqetësuar për fatin e vajzës,  ajo pohon se ka dyshime të forta që e bija të jetë larguar me bariun Gentian Zogu, i cili here pas here u kishte ardhur për vizitë tek shtëpia.

Ka ikur nga shtëpia ka vajtur deri në qytet në këmbë. Kjo është, në këmbë, pastaj se kush e mori e nga shkoi nuk dimë gjë” thotë nëna e 13-vjeçares.

 Sipas gruas 13-vjeçarja mund të jetë në Gramsh, ndërsa bën  apel për gjetjen e saj.

Dyshojmë se ka ikur me bariun, Gentian Zogu, ai vinte çdo ditë këtu. Ai hyri tek ne si i respektueshëm. Ai shfrytëzoi rastin, gënjeu, mori vajzën dhe iku” shprehet ajo.

13-vjeçarja është  fëmija i tretë i familjes Qorri, e cila jeton në periferi të qytetit bregdetar në kushte tejet të vështira ekonomike.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)