Zhdukja e 9-vjeçarit, flet babai:
Ja telefonatat e mistershme

TIRANE - Nëntë vjet nga zhdukja e vogëlushit Artur Cara nga Librazhdi, në studion e emisionit social “Urbanika” në televizionin A1 REPORT dëshmon i ati, Jakup Cara për telefonatat e mistershme të cilat janë bërë nga një numër me 068...307.

Sot Arturi do të ishte 15 vjeç, por familjarët nuk kanë marrë asnjë shenjë nëse është gjallë apo i vdekur, që prej 7 korrikut të 2004-ës.

Tre vjet pasi ishte zhdukur djali i tij 9-vjeçar një telefonatë kishte mbërritur në shtëpi dhe nga ana tjetër e receptorit ishin dëgjuar të qarat e një fëmijë duke thënë t’i je mamaja ime.

Jakupi kujton se ishte mbrëmje vonë, dhe pas shumë e shumë tentativash, ndërkohë që telefoni dilte i mbyllur, kishte tentuar rastësisht t’i binte numrit. Telefoni ishte ngritur dhe nga ana tjetër e receptorit një zë i tha “Ti kush je? Jam babai i Arturit. Më jep adresën e saktë dhe unë vij e marr djalin. Më tha nxirr gruan në telefon dhe nxori një fëmijë duke qarë dhe që thoshte t’i je mamaja ime”, -tregon Jakupi për telefonatën që kishte bërë me personin i cili ishte prezantuar si Prenk Jakova, nga Gjirokastra.

Familjarët kishin dyshuar në këtë emër dhe mendonin se ishte një pseudonim, ndërkohë që kishin kaluar 3 vjet dhe nuk kishin arritur dot të identifikonin zërin e fëmijës.

Jakupi hedh dyshime se në zhdukjen e djalit të tij mund të ketë lidhje Ardian Prenjasi, pedofili nga Librazhdi i cili është në duart e drejtësisë për akuzën e abuzimit me një të mitur nga Tirana si dhe të dyshuarin për vrasjen e Julian Çelës, 11-vjeçarit të zhdukur prej nëntorit të vitit të kaluar. Në fakt për dyshimet e fundit, ka qenë vetë Prenjasi i cili deklaroi në polici pasi u arrestua për abuzimin me të miturin, se e kishte vrarë Çelën po atë ditë që e kishte rrëmbyer, më 30 nëntor dhe se më pas trupin e tij e ksihte hedhur në plehra.

Jakupi i mbështet këto akuza me faktin që njihet prej kohësh me Prenjasin, pasi janë të dy me origjinë nga fshatra të thella të zonës së Librazhdit. “Kjo është arsyeja që unë e akuzoj Prenjasin se ai e ka ditur gjendjen time ekonomike dhe prandaj unë dyshoj se mund të ma ketë rrëmbyer djalin tim vetëm 8-vjeçar në vitin 2004”, tregon Jakupi në Urabanika.

artur cara
(Në foto: Artur Cara)

ZHDUKJA E 8-VJECARIT ME 7 KORRIK 2004
Ishte mëngjesi i datës 7 korrik 2004 kur Ardiani, në atë kohë vetëm 8 vjeç humbi çdo gjurmë pranë tregut të fruta-perimeve në Elbasan, teksa u pa për herë të fundit nga vëllai i tij, Blerimi (në atë kohë 11 vjeç), ku të dy së bashku, të vetmen mundësi për të ndihmuar familjen kishin tregtimin e qeseve të plastmasit. Dyshimet më të forta për familjen Carja, janë që djali i tyre të jetë rrëmbyer në këtë treg me qëllim për t’u trafikuar jashtë vendit ose në rastin më të keq për trafik organesh.

PRENJASI
Ardian Prenjasi u arrestua për rrëmbimin e një të mituri të cilin e mbajti përreth 1 ditë në banesën e tij në zonën e Laprakës, ndërsa akuzohet edhe për abuzim seksual ndaj të miturit. Tragjedia e kësja ngjarjeje vijoi më tej me rrëfimin e 45-vjeçarit, i cili deklaroi tepër ftohtësisht në polici se kishte vrarë Julian Çelën, 11-vjeçarin e zhdukur prej 30 nëntorit të 2012-ës. Prenjasi tha se Julianin, djalin e zyrtarit të SHISH-it, Skënder Çela, e kishte vrarë po atë ditë që e rrëmbeu dhe më tej e kishte mbështjellë me batanije të kuqe dhe se e kishte hedhur në koshin e plehrave. Pas kësaj dëshmie, në landfillin e Sharrës, aty ku Prenjasi thotë se pa të hidhej trupi i Julianit nga makina e plehrave, vazhdojnë kërkimet prej ditësh, por deri tani pa dhënë asnjë rezultat.

Redaksia Online
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve