Zhdukja e avionit të Malajzisë
kërkimet hyjnë në një fazë të re

AUSTRALI- Kërkimet për aeroplanin Malajzian të zhdukur 52 ditë më parë, janë duke hyrë në një "fazë të re". Këtë fakt e ka njoftuar Australia, pasi gjatë fazës së kërkimeve fillestare nënujore nuk u gjet asnjë gjurmë.
 
Kryeministri australian Tony Abbott tha se tashmë në shënjestër të kontrolleve do të jetë një zonë e madhe e oqeanit.
 
Por Abbott tha se është shumë e vështirë që të gjenden gjurmë në sipërfaqe të oqeanit, gjë që ka sjellë pezullimin e kërkimeve ajrore.
 
Avioni malajzian MH370 u zhduk më 8 mars të këtij viti, ndërsa fluturonte nga Kuala Lumpur në Pekin.
 
Aeroplani, që mbante 239 pasagjerë në bord, u zhduk nga radarët teksa fluturonte mbi Detin e Kinës Jugore.
 
Zyrtarët thonë se, në bazë të informatave satelitore, besohet se avioni ka shkuar në drejtin të pjesës detare veriperëndimore të qytetit australian Perth, shumë më larg destinacionit të fluturimit.
 
Megjithatë, hetuesit nuk kanë dhënë ende asnjë arsye për faktin se pse aeroplani mund të ketë ndryshuar kursin e fluturimit. Gjetja e "kutisë së zezë", të regjistruesit të fluturimit, është parë si një element kyç për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me avionin.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?

Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?