Zhvillime të reja nga Italia ku është duke u hetuar për një kufomë të gjetur në brigjet e Castros afër Leçes, në datën 6 nëntor. Fillimisht u dyshua se kufoma e nxjerrë nga deti më 6 nëntor i përkiste avokatit Besnik Muço, ish-prokuror në kohën e Berishës.

Ish-prokurori i cili kishte kërkuar azil politik në Itali jetonte bashkë me familjen në Macerata. Pak momente më parë Report TV kontaktoi me Prokurorinë e Leçes që po zhvillon hetime pas gjetjes së një kufome. Prokurorët e kësaj çështje pohuan për Report TV se me të gjitha gjasat kufoma e gjetur nuk i përket avokatit shqiptar të zhdukur më 2 nëntor duke udhëtuar me traget nga Durrësi drejt Barit. Prokurorët thanë se ata kanë mbërritur në këtë përfundim nga një detaj shumë i rëndësishëm.

Kufoma e gjetur kishte një protezë hekuri në këmbën e djathtë. Ndërkohë nga kontakti që ata kanë pasur me familjarët e avokatit Muço, i është thënë se ai nuk ka një protezë të tillë në këmbë. Një tjetër element që ka zbuluar hetimi lidhet me kohë qëndrimin e kufomës në det. Është mbërritur në përfundimin se kufoma ka qëndruar në det për shumë se 4 ditë ndërkohë që Muço është zhdukur në 2 nëntor dhe kufoma është gjetur 4 ditë më pas.

[gallery]24781[/gallery]

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com