Zhdukja e biznesmenit italian, flet miku i Davide Pecorellit: Ishte optimist për punët në Shqipëri! Është vetëvrarë? Të mos bëjmë shaka

Misteri i zhdukjes dhe fatit të biznesmenit italian Davide Pecorelli në Shqipëri, është sërish në fokus të mediave italiane.  Hetuesit po ndjekin hetimet për vrasje, ndërkohë që hipoteza e vetëvrasjes, e hedhur fillimisht nga policia shqiptare është lënë mënjane për momentin. Në një intervistë për mediat italiane një nga miqtë e biznesmenit, me të cilin sipërmarrësi ishte gati të fillonte një biznes në Umbria rrëfen:

“Kemi shkëmbyer mesazhe disa herë gjatë muajit Dhjetor, ai ishte i qetë,  shpërthyes si zakonisht, optimist për biznesin që  do të zhvillonte në Shqipëri. Çfarë biznesi? Unë e di me siguri - vazhdon ai - se po kërkonte një kompani, për të filluar prodhimin e mallrave me markën 'Hairdressers Milan' që ai më pas mund t'i eksportonte në Itali. Për më tepër, unë konfirmoj se ai më kishte dërguar një mesazh në WhatsApp në të cilin ai pohoi se kishte hapur një biznes në një qendër tregtare në Vlorë, duke specifikuar se do të kthehej në Itali më 10 Janar ».

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e vetëvrasjes së biznesmenit, ai shprehet skeptik për një gjë të tillë.

 "Le të mos bëjmë shaka , për çfarë arsyesh duhej të bënte një gjë të tillë?

Megjithatë është ende e paqartë arsyeja pse 45 vjeçari në një kohë kur të gjitha bizneset e tij ishin në Vlorë,  ai duhej të udhëtonte në drejtim të Pukës, aty edhe ku u zhduk. Ndërkohë, as hetuesit italianë dhe as shqiptarë nuk janë ende në gjendje të përcaktojnë nëse Davide ishte në makinën e djegur afër Pukës. Kjo për faktin se brenda automjetit u gjetën vetëm disa eshtra dhe sende personale. Ndërsa pastori që thirri policinë tha se nuk kishte dëgjuar ndonjë thirrje për ndihmë. 

E gjithë kjo do të marrë fund, pas analizës së ADN-së, si e vetmja mënyrë për të provuar nëse Davide Pecorelli ishte brenda makinës Skoda apo jo. Edhe pse pritej që të hënën do të bëhej ekzaminimi i ADN-së së eshtrave të gjetur në makinën e biznesmenit një gjë e tillë është shtyrë për disa ditë. Në anën tjetër Prokurori Publik i Perugias ruan konfidencialitetin për hetimin në lidhje me zhdukjen, në Shqipëri, të sipërmarrësit.  

45-vjeçari Davide Pecorelli nuk ka pasur kontakte me familjen e tij që nga 6 janari. Ai gjendej në Pukë dhe të gjithë njerëzit që e kishin parë atë në hotel, dy ditë para zhdukjes së tij, thanë se ai ishte vetëm. Që nga ajo ditë nuk dihet fati i tij, nëse eshtrat e gjetur në makinën e tij ishin të tij, apo çfarë ndodhi realisht me biznesmenin italian. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë