U zhduk pa lënë gjurmë dhe dyshohet se u gjet i djegur në makinën e tij, falimenton një nga bizneset e Davide Pecorellit! Përforcohet hipoteza e vetëvrasjes

Historia misterioze e zhdukjes së sipërmarrësit Davide Pecorelli pasurohet me elementë të rinj të cilët, këtë herë, nuk vijnë nga Shqipëria por nga një nga bizneset e themeluara nga 45-vjeçari nga San Giustino.

Një nga bizneset e biznesmenit Davide Pecorelli, "Hairdressers Milano" iu vë vula e falimentimit.  Nuk janë bërë ende të ditura arsyet për marrjen e kësaj mase, por biznesi i falimentuar ishte në emër të partneres me origjinë shqiptare të Pecorellit. Këto të dhëna dëshmojnë edhe njëherë hipotezën se biznesmeni kishte pasur vështirësi ekonimike, theksojnë mediat italiane.  Edhe fakti që ka falimentuar biznesi në Itali është një fakt që mbështet hipotezën e problemeve financiare që mund të kenë çuar në vetëvrasje.

Përveç aktivitetit të mbyllur, bizneset e tjera në San Giustino, Città di Castello dhe Corciano vazhdojnë.

Në të njëjtën kohë hetimet vazhdojnë dhe pas mbërritjes së hetuesve italianë në Pukë, ka pasur zhvillime të reja.  Mësohet se në orët në vijim një ekspert i piroteknikës do të mbërrijë në Shqipëri nga Italia, ndërsa gjurmët e ADN-së të gjetura në makinën e 45-vjeçarit do të dërgohen të hënën në Perugia.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka raportuar më herët se dyshohet të kemi të bëjmë me një njw prej hipotezave: zhdukje të vullnetshme, vetëvrasje dhe vrasje! Nga hetimet paraprake s’ka asnjë provë për vrasje, përfundim i dalë edhe nga ekspertët italianë gjatë vizitës së tyre në Shqipëri pak ditë më parë.

Pista më e fortë është ajo e vetëvrasjes, por rezultatet finale të hetimit do të bëhen publike përgjatë muajit shkurt. Kjo sepse  në Shqipëri nuk ka asnjë gjurmë të pastrimit të parave, trafikut të drogës apo përplasjes me grupe kriminale, ku mund të jetë përfshirë Pecorelli. Edhe nga tabulatet telefonike nuk ka pasur asnjë kontakt të dyshimtë. Të hënën e ardhshme, analizat e mjekësisë ligjore do të dërgohen në Perugia ku do të krahasohet ADN më atë të vëllait.  

Ndërkohë që dje mediat italiane kanë vijuar edhe ato raportimin për zhdukjen e mistershme të biznesmenit italian Davide Pecorelli në Pukë,ku makina me të cilin udhëtonte u gjet e djegur. Sipas mediave italiane para se të nisej, Davide i ishte besuar një shoku se do të takohej në Shqipëri me një mjek për të provuar të shiste një lazer të gjeneratës së fundit. Një marrëveshje rreth 70 mijë euro. Në të vërtetë, policia shqiptare nuk di asgjë për këtë takim, madje as profesionist që duhet të kishte blerë teknologjinë e propozuar nga sipërmarrësi i tretë nuk është identifikuar.

Në makinë  e djegur që Pecorelli kishte marrë me qira u gjetën eshtra njeriu dhe dyshohet se janë të tijat, por do të jetë AND-ja që do të zbardh të vërtetën. Gjithashtu prokuroria italiane, e cila erdhi një ditw më parë në Pukë, dhe ajo shqiptare janë duke hetuar së bashku këtë rast misterioz, dhe se pista më e fortë është ajo e vetëvrasjes,  por është edhe vrasja apo zhdukja e vullnetshme e tij janë si të mundshmë.

Ndërkohë ekzaminimi i telefonit të Pecorellit ka zbuluar se nuk ka asnjë kërcënim me jetë, biseda ku ai ka shfaqur frikë apo ka qenë i shqetësuar për jetën dhe se në Shqipëri nuk ka asnjë gjurmë të pastrimit të parave, trafikut të drogës apo përplasjes me grupe kriminale.

Biznesi i mbyllur

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë