Ministri i Brendshëm Taulant Balla teksa ka folur rreth fatit të Ervis Martinajt, i njohur si bosi i lojërave të fatit, i cili rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022 konfirmoi se forcat speciale RENEA kanë kryer kontrolle për të gjetur trupin e tij në një zonë detare në jug të Shqipërisë.

Polumbarët e RENEA, për gati dy muaj kanë kërkuar në det, tha ministri Balla. Megjithatë ai shtoi se nga kërkimet nuk ka patur rezultat duke shtuar se “ndoshta kërkimet vazhdojnë diku tjetër”.

Pjesë nga biseda

Pyetje: Çështja e Ervis Martinajt, nuk dihet a është gjallë apo ka vdekur, apo ka bërë operacion plastik siç thonë sepse ka shumë lekë?

Gazetari: Polumbarë të Renea kanë kërkuar në një zonë në det, pasi mendohej se trupi mund të ishte hedhur në det. Nuk është gjetur gjë, edhe pse polumbarët kanë qëndruar 6 ditë në këtë zonë.

Ministri Balla: Kërkimet aty kanë vazhduar 2 muaj, jo 6 ditë, por ndoshta kërkimet vazhdojnë diku tjetër.

Ministri Balla: Policia shtetit ka një pistë (për Ervis Martinaj), ka disa deklarime të disa personave që kanë njohuri dhe informacion që duhet të ndërlidhjen.