Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit në Sarandë, ndërpriten kërkimet, rifillojnë nesër! Dyshohet se u groposën pas ekzekutimit

SARANDË-  Kërkimet për Leonard Thodhorin i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovarin (Krasniqin) të cilët rezultojnë  të zhdukur prej 18 ditësh janë ndërprerë përkohësisht dhe do të rinisin sërish nesër.

Policia, FNSH, Renea dhe rreth 50 familjarët e dy të zhdukurve kanë zhvilluar kërkimet në 4 fshatra, Vrinë, Shëndelli, Mursi dhe në fshatin Xarrë në Sarandë, por pa asnjë rezultat konkret. Kërkimet janë bërë edhe nga palombarë në lumenj dhe liqene si edhe me dronë.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili bën me dije se ‘blutë’ e Vlorës dhe familjarët dyshojnë se dy 46-vjeçarët janë ekzekutuar dhe janë groposur.

Prej orëve të mëngjesit, rreth 50 familjarë të Fatmir Sulovarit, 46 vjeç, kanë shkuar në zonë për të bërë kërkime, ndërsa më vonë iu është bashkuar edhe Policia. Po hetohen disa pista për këtë ngjarje, motivi kryesor mendohet të jetë shit-blerja e një toke, por nuk përjashtohet as pista për të kaluarën e tyre, pasi të dy janë persona me precedentë për çështje narkotikësh.

Burimet policore tregohen shumë të rezervuara në dhënien e informacioneve, megjithatë është mësuar se personat e shoqëruar prej 48 orësh janë me precedentë penalë, disa madje edhe të arrestuar dy vitet e fundit nga policia e Sarandës për vepra të rënda por të liruar më pas nga Gjykata e këtij qyteti. Ende nuk ka informacion nëse ndaj tyre ka ndonjë masë arresti.

Autorët e dyshuar janë kujdesur të fshehin provat mirë, pasi një prej 8 automjeteve të sekuestruara për verifikim, rezulton që ka pasur disqet e gomave të lyera për kamuflim. Mungesa e provave konkrete, por kryesisht e trupave, mendohet se është arsyeja pse policia nuk po e konkludon operacionin me arreste. Megjithatë para Komisariatit të Sarandës është vënë re në orët e para të mëngjesit një sasi e konsiderueshme efektivësh e automjetesh, ndoshta për te rinisur operacionin qe prej disa ditësh po zhvillohet në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Vlorës.

Ndërkohë në një magazinë në afërsi te fshatit Nivicë të Bashkisë, Himarë është gjetur i fshehur një automjet tip “Mercedes-Benz” që mendohet se është mjeti me të cilin janë rrëmbyer Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.  Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan. Nga pamjet filmike është e vështirë te dallohet shoferi dhe pasagjerët pas, por dihet qe targat e mjetit janë greke të vjedhura në Lezhë.

Kush janë të zhdukurit?
Leonard Theodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit në Sarandë, ndërpriten kërkimet për sot në 4 fshatrat

 

Janë ndërprerë kërkimet për ditën e sotme për 46-vjeçarët e zhdukur nga Saranda të cilët dyshohet se janë ekzekutuar dhe janë groposur.

Kërkimet ishin ndarë në 4 fshatra nga policia e FNSH por edhe nga familjarët dhe do të rifillojnë sërish nesër për Fatmir Sulovarin dhe Leonard Thodhorin.

Të dy personat kanë qenë me precedent të theksuar penal. Policia e Vlorës nuk jep informacione të detajuar, por janë shoqëruar disa persona që mund të njohin ose të mund të zbulojnë detaje të tjera.

Ora 11:34
VIDEO/ Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori dyshohet se janë vrarë dhe groposur, policia niset drejt Konispolit

 

Forca të shumta policie janë nisur drejt Vrinës së Konispolit, aty ku dyshohet se janë groposur Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori pas ekzekutimit.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • romi: 23/04/2023 23:06

    shqiperia vend pa shtet.....permbyseni se do ju vriten femijet kot....

    Përgjigju
    • Frank: 24/04/2023 17:38

      Po ato qe kane vrare keta te dy femijet e dikujt kane qene apo vl? Kur i le shteti rrugeve si le hasmi shume shkurt.

  • Nivica: 23/04/2023 17:08

    Dy plehra me pak!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen