Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori, dy të zhdukurit në Sarandë prej 17 ditësh, mund të jenë ekzekutuar. Burime bëjnë me dije se policia dyshon se trupat e tyre të pajetë gjenden brenda bashkisë së Konispolit. Forcat e policisë së Sarandës në bashkëpunim me forcat operacionale të Vlorës kanë shoqëruar disa persona me banim në Sarandë, kryesisht me precedentë penalë.
Ndërkohë në një magazinë në afërsi te fshatit Nivicë të Bashkisë, Himarë është gjetur i fshehur një automjet tip “Mercedes-Benz” që mendohet se është mjeti me të cilin janë rrëmbyer Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.
Një automjet fuoristradë tip “Range Rover” është sekuestruar në Qafë-Gjashtë ndërkohë që janë marrë për verifikim edhe 6 mjete të tjera.
Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan. Nga pamjet filmike është e vështirë te dallohet shoferi dhe pasagjerët pas, por dihet qe targat e mjetit janë greke të vjedhura në Lezhë.
Familarët e dy të zhdukurve prej ditësh i kanë bërë thirrje policisë që të gjejë trupat e tyre të bindur se diçka e keqe u kishte ndodhur. Së fundmi, ditën e sotme familjarët e Fatmir Sulovarit kanë protestuar në komisariatin e policisë së Sarandës ku kanë kërkuar që të shtohen kontrollet për gjetjen e 46 vjeçarit dhe trupi i tij t’u jepet familjarëve.
Motra dhe e ëma e Leonard Thodhorit ditë më parë u shprehën se dyshonin se 46 vjeçarin mund ta kishin rrëmbyer persona me të cilët kishte konflikte për një pronë që së fundmi e kishte shitur.
Kush janë të zhdukurit:
1. Leonard Theodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.
2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjec. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhori dyshohet se janë ekzekutuar. Policia ka gjetur një mjet tip ‘Mercedez Benz’ në Himarë, që dyshon se është përdorur për rrëmbimin e tyre dhe më pas janë ekzekutuar. Mjeti rezulton me targa greke që dyshohet se janë vjedhur në Lezhë.
Vrasesi dihet që është vet shteti që ka importuar vrasës nga Serbia fashiste për ta siguruar voten pro në zgjedhjet e radhës. Ky është Edvin shkjau shqipfolës vllau i Vucicit fashist serborus
Përgjigju