Zhdukja e Koçoles e Sulovarit, pamjet ekskluzive të vilës në Himarë ku u strehuan autorët! Rrethuar me mure dhe pemë të dendura

Rrethuar me mure dhe pemë të dendura, është vila dykatëshe në fshatin Nivicë të Himarës që dyshohet se shërbeu si bazë e fshehtë për autorët që supozohet se rrëmbyen Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit. Report Tv sjell pamje ekskluzive të vilës, e cila qëndron e mbyllur prej disa javësh. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në rrugë për të mbërritur në gjurmët e makinës së rrëmbyesve, Mercedes Benz G Class, e cila u gjet pikërisht në këtë vilë, buzë rrugës nacionale Himarë-Sarandë.

Pronari i saj, është emigrant në Greqi ndaj e kishte lënë vilën me qira, përmes një agjencie imobilare. Punonjësi i agjencisë, Sofokli Baxheri është i vetmi i arrestuar deri më tani, pasi Prokuroria e Sarandës e akuzon për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “deklaratat e rreme përpapa oficerit të policisë”. Burimet thanë se me pronarin ka ndërmjetësuar përmes telefonit Sofokli Baxheri dhe palët janë dakordësuar për çmimin 500 euro/muaj.

Sapo kanë marrë vilën, sipas informacioneve të policisë, banorët e rinj janë kujdesur të vendosin një rrjetë para portës me qëllim që askush mos të shihte se çfarë ndodhtë brenda saj.  Agjenti imobiliar nuk ka treguar emrat e qiramarrësve, ndaj gjykata e ka lënë në arrest me burg pa afat.  Po sipas burimeve policore, në këtë vilë hynin e dilnin makina luksoze si “Mercedes-Benz” G Class ngjyrë e zezë, furgon tip “Ford” ngjyrë e bardhë, fuoristradë “Peugeot”.

Prej 6 prillit, kur u zhdukën në Sarandë, policia dhe prokuroria nuk kanë arritur të gjejnë trupat e dy 46-vjecarëve që dyshohet se u vranë e groposën në zonën e Vrinës në Konispol, ku janë kryer disa herë kontrolle. Makina “G Class” e gjetur në këtë vilë është prova kryesore e hetuesve, por ende e pamjaftueshme për të çuar në identifikimin e autorëve të krimit të rëndë.

Pistat e hetimit për dy të zhdukurit
Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan. Familjarët dyshojnë mund t’i kenë rrëmbyer persona me të cilët kishte konflikte për një pronë që së fundmi e kishte shitur. Policia e Sarandës ka kryer disa kontrolle banesash, përfshirë edhe zyrtarëve apo ish-zyrtarë. Kontrollet janë kryer për çështje tokash por nuk dihet nëse është një procedim i veçuar apo hetimi për zhdukjen e dy 46 vjeçarëve ka nxjerrë në skenë ngjarje të tjera në Sarandë. Dyshimet janë se dy 46-vjeçarët janë ekzekutuar dhe janë groposur.

 Kush janë të zhdukurit?
1. Leonard Thodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshire në trafik lëndësh narkotike.
2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen