KORCE – Arrest shtëpie për drejtorin e qëndrës kulturore “Vangjush Mio “,Vladimir Topin dhe piktorin Sotiraq Xega. Është kjo masa e sigurisë që Gjykata e Faktit në Korcë dha për dy të dyshuarit kryesorë të zhdukjes së 61 veprave në pikturë nga galeria e arteve “Guri Madhi”.
Në dosjen e saj dërguar gjykatës, prokuroria kërkoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për drejtorin Topi dhe “Arrest shtëpie” për piktorin Xega, i cili ka mbajtur për një periudhë dhjetë vjeçare çelësat e galerisë.
Kërkesa e prokurorisë nuk u pranua nga gjykata, e cila në vendimin e saj la për të dy masën e sigurisë arrest shtëpie, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
(da.is/gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com