Zhdukja e pikturave Intelektualët:
Krim si në komunizëm

Zhdukja e pikturave Intelektualët:<br />Krim si në komunizëm
Intelektualët korçarë, por jo vetëm, janë shprehur të pakënaqur në lidhje me ecurinë e hetimeve për vjedhjen e pikturave nga galeria e arteve “Guri Madhi”, të cilat nuk kanë nxjerrë një autor, por mbi të gjitha që ende nuk kanë gjetur veprat e zhdukura.

Shkrimtarët Uran Butka, Agron Tufa dhe Ylber Merdani, e cilësojnë zhdukjen e 61 veprave në pikturë, por dhe skandalin tjetër të zbuluar pas tyre, atë të zhdukjes së pasurisë kulturore të muzeut etnografik popullor, “një krim të pashembullt të ngjashëm me ato të komunizmit, në vazhdën e një korrupsion që ka kapur edhe shtetin”.

3 javë nga zbulimi i skandalit të zhdukjes së 61 pikturave në Korçë, ku mes tyre 27 të piktorit Vangjush Mio, intelektualët kërkojnë intensifikimin e të gjitha veprimeve ligjore për zgjidhjen e kësaj situate dhe gjetjen e veprave të cilat përfaqësojnë “identitetin e qytetit,që tashmë duket se ka humbur një pjesë të tij”.

Sipas shkrimtarëve rasti në fjalë duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për të parë se çfarë peizazhi kemi në bibliotekat dhe fondet e ruajtjes së pasurisë kulturore.

Ndërkohë që hetimet për zhdukjen e 61 veprave në pikturë vazhdojnë me pyetjen e drejtuesve dhe personave që kanë hyrë dhe dalë nga galeria, ende nuk ka një autor konkret.
(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete