Zhdukja e pikturave, pezullohet
nga detyra kreu i galerisë së Korçës

Zhdukja e pikturave, pezullohet <br />nga detyra kreu i galerisë së Korçës
KORÇE - Pas skandalit të humbjes së 55 pikturave nga Galeria e Arteve ‘Guri Madhi’ në Korçë dhe pas masës me arrest shtëpie për kreun e galerisë Vladimir Topi dhe ish-përgjegjësin e saj Sotiraq Xega, ka ardhur edhe pezullimi nga detyra i Vladimir Topit.

Mësohet të premten kryebashkiaku i Korçës Niko Peleshi ka firmosur kërkesën e prokurorisë duke pezulluar drejtuesin e galerisë Vladimir Topi, masë kjo e cila merret disa javë pasi shpërtheu skandali i zhdukjes në mënyrë të mistershme i dhjetra vepra, mes tyre edhe 27 tablo të piktorit famëmadh Vangjush Mio.
Ndërkohë prokuroria nuk ka mundur të provojë veprën penale të vjedhjes për të vënë para përgjegjësisë personat përgjegjës për këtë skandal.

Sakaq dje gjykata e Korçës ka dhënë verdiktin e saj për skandalin e ‘zhdukjes’ së pikturave të Mios dhe dhjetra pikturave të tjera të piktorëve në zë shqiptarë nga Galeria e Arteve “Guri Madhi”, duke lënë në arrest shtëpie drejtorin e qendrës kulturore, “Vangjush Mio”, Vladimir Topin si edhe ish përgjegjësin e galerisë shtetasin Sotiraq Xega, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Hetimet për zbardhjen e skandalit të vjedhjes së veprave të artit nga galeria e Korçës vijojnë intensivisht në dy pista, atë të “vjedhjes” dhe “shpërdorimit të detyrës” ku për këtë të fundit policia disponon prova dhe dëshmi të mjaftueshme, ndërsa është duke hasur vështirësi për të vërtetuar akuzën e “vjedhjes”.

(dhh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete