Formacionet e mundshme, Juve - Pafos

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka konfirmuar se Edon Zhegrova do të luajë titullar në ndeshjen e mbrëmjes së sotme (21:00) kundër Pafos në Champions League.

Ylli i Kosovës ka pasur paraqitje premtuese në minutat që ka luajtur deri tani, por kjo do të jetë hera e parë që ai do të nisë një ndeshje nga minuta e parë me fanellën bardhezi. Zhegrova ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje deri tani për Juventusin, me më pak se 100 minuta në fushë dhe ende pa gola apo asist.

“Zhegrova do të luajë nga minuta e parë kundër Pafos. Ai është duke u stërvitur mirë”, tha shkurt Luciano Spalletti në konferencën për shtyp.


Lajmi kryesor:

Champions League/ Në 'Bernabeu' luhet fati i Alonsos, Real Madrid pret sot Man. Cityn! Juventusi e ka detyrim fitoren, Arsenal e PSG në udhëtim