Zhgënjen Xhaka: Kënaqemi edhe
me një barazim kundër Armenisë

Zhgënjen Xhaka: Kënaqemi edhe<br />me një barazim kundër Armenisë
Nga Shqipëria pritet vetëm fitoja në ndeshjen me Armeninë dhe kurrsesi një tjetër rezultat, por mesfushori kosovar Taulant Xhaka shprehet se edhe me një barazim do të ishin të kënaqur nëse nuk arrihet te 3 pikët e plota. “Barazimi nuk do të ishte rezultat i keq, pasi sërish do të kishim shanse për t'u kualifikuar. Megjithatë ne jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje dhe do të kërkojmë fitoren, pasi synojmë kualifikimin në kampionatin Europian”.

Xhaka kërkon më shumë përqendrim dhe largim të euforisë para ndeshjes, pasi një gjë e tillë mund t’i dëmtojë. Ndërsa përsa i përket një pozicioni të ri në qendër të mbrojtjes në ndeshjen me Armeninë, shprehet i gatshëm. “Unë jam i gatshëm të luaj në çdo pozicion edhe në kombëtare. Te Baseli kam luajtur në disa pozicione, madje edhe në qendër të mbrojtjes”.

Gjatë konferencës për shtyp Xhaka ashtu sikur edhe stafi kuqezi ka konfirmuar mungesën e Mavraj, kur deklaron se Arlind Ajeti do ta zëvendësojë më së miri. “Besoj se Ajeti do ta zëvendësojë plotësisht Mavrajn, edhe ka nevojë për më shumë eksperiencë” shtoi mesfushori. Të premten para mediave ka dalë edhe fantazisti Ledian Memushaj, nga i cili pritet shumë në këtë ndeshje, pasi De Biasi mund ta vendosë pas sulmuesve.

“Parapëlqej më shumë te luaj me një mesfushë me tre, pra në pozicionin që po provon De Biasi. Por më shumë rëndësi sesa të luaj unë, rëndësi ka fitorja. Armenia nuk është një skuadër e lehtë për t'u mundur, por ne duhet të fitojmë” përfundoi mesfushori që luan me Pescara-n në Itali.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni