Zhgënjimi në fjalët e Mirlind Dakut: E prisja një ftesë nga Sylvinho

Zhgënjimi në fjalët e Mirlind Dakut: E prisja një ftesë nga Sylvinho

Mirlind Daku

Mirlind Daku, Arbnor Muja dhe Klaus Gjasula mbetën jashtë grumbullimit të fundit të Kombëtares. Trajneri Sylvinho grumbulloi 26 lojtarë për miqësoret e marsit, teksa reagimet kanë qenë të ndryshme për këto lëvizje.

Me kufizimin nga UEFA për 26 emra, trajneri brazilian i dha mundësinë Muçollit, Mersinajt dhe Hoxhës që të ishin këtë herë në grumbullim, me efektin domino që la jashtë tre lojtarët me përvojë.

Për "Shenja Tv" në Maqedoninë e Veriut, sulmuesi i Rubin Kazan, Mirlind Daku ka thënë se e priste një ftesë nga trajneri, por tani do duhuet të punojë më shumë për një rikthim.

"Normal edhe unë si futbollist e kam pritur ftesën e Kombëtares, por trajneri është ai që vendosi dhe trajneri e ka vendosor kështu kësaj here. Ajo që më ngelet mua është të vazhdoj të punoj, për të treguar rezultate të mira që në tjetrin grumbullim me pas ftesën. Por, gjithsesi trajneri vendos dhe ai e ka timonin kryesor”, është shprehur Daku.

Sulmuesi ka thënë se nuk ka pasur kontakte, por kupton se janë marrë emra të rinj në ekip këtë grumbullim.

“Jo nuk kemi pasur kontakt. Por vetëm në bazë të konferencës le për të kuptuar se është ajo arsyeja se pse nuk jam i ftuar në grumbullim”, ka thënë Daku.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione