Zhgënjimi nga Meta,​Basha:Shteti
i leshit! Tha do dorëzojë mandatet

Zhgënjimi nga Meta,​Basha:Shteti<br />i leshit! Tha do dorëzojë mandatet
TIRANË-"Asnjë hap mbrapa nuk do të ketë për Partinë Demokratike në kërkesën e saj për qeveri teknike që garanton zgjedhje të lira e të ndershme".

Kështu është shprehur në ditën e 59 të protestës kryedemokrati Lulzim Basha, i cili komentoi zhvillimet Brenda kampit të majtë. Sipas tij aletatë në qeverisje po sillen si në serialet e telenovelave ndërsa tha se kryeministri po bën çdo përpjekje të bindë aleatin e tij të tërhiqet nga deklarata për dorëzim të mandateve.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka përdorur një retorikë jo të zakontë sot lidhur me akuzat ndaj kryeministrit e qeverisë.

"Nuk ka leke"
Cili është problemi numër një i shqiptarëve sot? Eshtë gjendja ekonomike. Cili është halli numër një kur i pyet njerëzit? S’ka lekë, nuk ka lekë, thonë. S’ka lekë, s’kemi lekë për nevojat elementare, s’kemi lekë për fëmijët, s’kemi lekë për tarifat e universitetit, s’kemi lekë të paguajmë faturat e energjisë, faturat e ujit. Nuk ka lekë, s’ka lekë.
Paratë e karburantit, paratë e taksapaguesve, ku shkojnë?

Ku shkojnë paratë? I mbledh ky, shteti; shteti i leshit. Eshtë më e pakta që mund t’i them. Sepse, vetëm te tenderi i karburantit këtë vit tenderon 4,4 miliard lekë. Këtë vit elektoral. A e dini cilat janë shumat që ka harxhuar shteti shqiptar ndër vite? I kemi nga shifrat zyrtare. A e dini se cilat janë shumat që kanë harxhuar ndër vite? Në vitin 2013, 1.16 miliardë. Në 2014, 1.58 miliardë. Në 2015, 1 miliardë. Në 2016, 1.3 miliardë. Në 2017, 4.39 miliardë lekë. 44 milionë dollarë karburant.
 
Lekët e kujt janë këto? Të kujt janë këto lekë? Tuajat janë! Janë lekët që i kanë derdhur qytetarët me taksat e larta, me akcizat e larta, me çmimet e rritura.
 
Por, nuk ua kthejnë qytetarëve, as me investime që të përmirësojnë cilësinë e jetës tuaj, se ju nuk jetoni në piacat e rilindjes, që kanë filluar të shkepen akoma pa u marrë në dorëzim

Sepse vetëm për tenderin karburantit tenderon 4.7 miliardë lekë  vetë këtë vit.
Duhet të funksionojë shteti i leshit, apo republika e vjetër. Gazetarët më thonë, mos e përdor më këtë fjalë. Po Rama sa herë thotë, do bëjmë shtet e ka fjalën për shtetin e leshit, për atë që iu merr shpirtin qytetarëve
”, u shpreh Basha sot nga cadra e opozitës.

"Zhgënjimi ndaj Metës"
Lulzim Basha ka shfaqur gjithë zhgënjimin ndaj Ilir Metës, ndërsa ka folur nga çadra e PD-së. Sipas tij, Meta tani është tërhequr nga premtimi që iu kishte bërë, se do të linte mandatet, nëse Rama nuk plotësonte kërkesat e opozitës.
"Para dy javësh një nga partitë e koalicionit deklaroi se ishte gati të dorëzonte mandatet në funksion të zgjidhjes, se nuk mund të kishte zgjedhje pa opozitën, se demokracia dhe fati i Shqipërisë janë më të rëndësishme se fati i një individi politik. E mbani mend të gjithë. Që në atë moment e përshëndetëm, por në qoftë se je i sinqertë, i thamë. Tani sot ku ndodhemi?
 
Tani ndodhemi në një situatë ku Edi Rama ka ofertën e Ilir Metës për një koalicion edhe për zgjedhjet e ardhshme. Pra, koalicionin e ka, në pushtet ka qenë 4 vite, pse nuk e dorëzon karriken për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme? Jo për të dorëzuar pushtetin në tavolinë! Për të pasur një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
Pse? Pse? Ka frikë. Po pse nga çfarë ka frikë?
Ka frikë se edhe po ta ketë Ilir Metën në varg, po i iku karrigia, i iku mbështetja e drogës, i iku mbështetja e kriminelëve që i ka sjellë në parlament, i iku mundësia për të bërë tendera si ai 44 milionëshi i karburantit. Po. I ikën veglat me të cilat ka ndërmend të shkatërrojë zgjedhjet e ardhshme. Ai e di se gjykimi popullor do të jetë i pamëshirshëm me votë të lirë e të ndershme
".

"Telenovela"
Mandej më tej, Basha ka ironizuar aleancën qeverisëse Rama-Meta.
Republika e vjetër është komplot kundër qytetarëve shqiptarë dhe në veçanti është komplot ekonomik. Komploti politik është teatriSi quhen këto telenovelat turke, Jo Ertugryli se kishte fabul ai, eshte pozitiv ai, Ezeli? Po, Ezeli për katër vjet, zogu, zogu, zogu, xhepat bosh, tavolinat bosh. Zogu, zogu u takuan, s’u takuan u martuan, s’u martuan”, dorën tek xhepi ata”.



Arrestoni,Saimir Tahirin, pastaj bandat
Kryetari i opozitës u ndal më pas dhe në arrestimet për drogën e kaluar përmes portit të Durrësit duke kërkuar arrestimin e Saimir Tahirit.
”Ky është momenti të përgëzoj Prokurorinë e Krimeve të Rënda për operacionin e mbrëmshëm dhe arrestimin e 18 personave në Policinë e Shtetit dhe në Doganë, është ajo që kemi thënë në tre vjet: Që drogën e bën shteti. Shteti i drogës, shteti i krimit, këta e bëjnë drogën. Por këta të 18-të janë ushtarët. Çojeni hetimin deri në fund, niseni me arrestimin e Saimir Tahirit dhe përfundojeni me kreun e bandës".
 
Kjo kërkesë e Bashës mbi arrestimin e Tahirit, pason atë të pak ditëve më parë ku, përmendi dhe arrestimin e kryeministrit Rama.

E duke qendruar tek Tahiri, Basha permendi Vettingun, duke u shprehur se "Po sigurisht që këtë, nuk e bëni dot, se ju rri vetingu i Ramës mbi kokë. Se vetingu i Ramës, për këtë punë është bërë: jo që ta çlirojë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni, por që të ruajë çetat e kriminelëve dhe të korruptuarve duke kërcënuar këdo që guxon të hetojë dhe të çojë para përgjegjësisë penale të korruptuarit dhe kriminelët në këtë vend. Por për këtë do të flasim më gjerësisht një ditë tjetër".

Basha dhe njëherë theksoi se nuk do pushtet në tavolinë, duke iu rikthyer kërkesës për votim e numërim elektronik.
Nuk duam pushtet në tavolinë, dhe mos e dhënç o Zot që ne të ishim në atë godinë e të vijonim këto politika të kësaj qeverie. Do të ketë vetëm republikë të re të qytetarëve shqiptarë dhe për këtë duhet doemos të garantojmë zgjedhjet njëherë e mirë duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme. Në zgjedhjet e ardhshme do të shkohet vetëm kur të çmontohet aparati i shtetit, me votim elektronik e numërim elektronik”.

Kryedemokrati siguroi se opozita nuk do të tërhiqet nga asnjë kërkesë në procesin e negociatave dhe se s'do të ketë asnjë Pazar në kurriz të shqiptarëve; “Negociatat, flasim për negociatat, këto nuk janë kushtet e  mia, kushtet e popullit, nuk e bëj për fatin tim politik, por për shqiptarët. Duam vetëm qeveri teknike që do luftojë drogën e do krijojë kushtet për zgjedhje të lira e të ndeshme”.

"Asnjë pazar me interesin e qytetarëve shqiptarë për interesin e partive tona nuk do të ketë. Çfarëdo thonë e degjoni nga ato media që janë pjesë e këtij komploti ekonomik, se kanë edhe ato zhagen e tyre, zhagen e tyre marrin edhe ato, cfarëdo thonë, mbajeni mend dhe mos e harroni; Partia Demokratike dhe unë nuk do të bëjmë asnjë pazar politik në kurriz të vendimit tuaj popullor për zgjedhje të lira dhe të ndershme".

Basha: Kujdes se më mbaron dhe mua durimi, dhe këputen lulet
Kryeopozitari në apelin e tij ndaj Ramës sot nga cadra iu referua dhe qëndrimit prej 59 ditësh në çadër. Sipas tij, protesta deri tani ka qenë e qetë, por kjo, tha ai, nuk do të thotë se durimi nuk ka fund.
Kam dhe një të fundit, se se ai paska thënë, ‘hë mo se në cadër janë, një grusht në cadër janë’. E vërteta është se jemi këtu tash e 59 ditë në një protestë e paprecedentë, por që është pjesë e një lëvizje gjigande dhe të siguroj se është më e madhe se 10 herë më e madhe se e 18 shkurti.
E fundit është kjo. E mo se në çadër janë, një gusht njerëzish në çadër janë. E vërteta është se jemi këtu tash e 59 ditë në një protestë të paprecedëntë por që është pjesë e një lëvizje gjigande të shqiptarëve. Të siguroj që sot është 10 herë më e madhe se 18 shkurti.
 
Ndaj, falju Zotit, ditë e natë, që me ke mua përballë e që nuk është prishur një lule. Dhe veri gishtin kokës kur shpotit dhe tall opozitën, se ndoshta më mbaron edhe mua durimi dhe nuk arrij dot t’i bind pastaj që të mos këpusin ndonjë lule. Jemi fytyra e Shqipërisë europiane. Ja, kjo është fytyra e Shqipërisë europiane. Eshtë protestë europiane. Nga unë këtë keni pritur dhe këtë do keni dhe mos kërkoni asgjë tjetër. Do të vazhdojmë paqësisht, demokratikisht e do të vazhdojmë me vendosmëri stoike, totale, europiane derisa të arrijmë destinacionin europian të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, vetëm me një qeveri teknike. Me zgjedhje të lira dhe të ndershme do ti japim fund komplotit politik dhe mbi të gjitha komplotit ekonomik kundër shqiptarëve
”.




  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)