"Përpiqet në mënyrë të ligë, amorale të kalojë nga njëri kurth tek tjetri ndaj Presidentit. Të mendosh se Edi Rama vlerëson më shumë se Bujar Nishani Visar Zhitin do të thotë se beson rrethin në katror" - tha Berisha.
Konflikti presidencë-qeveri daton që pas zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit, por sipas ish-kryeministrit gjatë kësaj kohe shefi i qeverisë ka bërë përpjekje për të marrë në kontroll institucionet e pavarura duke u përpjekur t’i heqë kompetencat presidentit. Megjithatë demokratët kanë një projekt për reformën në drejtësi dhe ajo sipas zotit Berisha ka në thelb pavarësinë e institucioneve
"Ai kërkon ti heqë çdo kompetencë, të jetë vetë Enver Hoxhë, i cili kishte të gjitha llojet e kompetencave. Ne jemi për rritje të pavarësisë, rritjen e transparencës, rritjen e përgjegjshmërisë"- tha Berisha.
Pakti detar me Greqinë, -thotë Berisha, -u bë në bazë të të gjitha parimeve ndërkombëtare ndërsa e konsideron të pavërtetë faktin se ka bërë një marrëveshje që cenonte Shqipërinë.
"Ajo gazetë (i referohet Shqiptarja.com) është Nexhmija.com nuk ia them për ta agresuar por kjo është e vërteta. Në të gjitha informacionet që kam pasur, metoda proporcionale e përdorur që është edhe kryesore qe përdoret në 96 a 98% të rasteve në Evropë është zbatuar me korrektesë" - thote Berisha.
Dekriminalizimi i parlamentit dhe institucioneve vendimmarrëse është domosdoshmëri. Sipas ish-kryeministrit Berisha duhen shfrytëzuar të gjithë mekanizmat ligjore apo edhe kushtetues për finalizimin e kësaj iniciative.
"Duke u bazuar para së gjithash në kushtetutën morale të këtij shteti, ka shumë opsione por më e mirë e më e thjeshtë do ishte kushtetuta, një nen edhe kaq" - thotë ish kreu i qeverisë Sali Berisha.
Zgjedhjet lokale duhet të mbahen në një ditë me zgjedhjet e parakohshme politike. Kështu mendon ish-kryeministri Berisha dhe kjo ka një arsye sipas tij; politikat e qeverisë Rama kanë rritur pasigurinë tek qytetarët.
Intervista e plotë me Sali Berishën