Zhiti për ambasador në Vatikan:
S'besoj që Nishani t’më  refuzojë

Zhiti për ambasador në Vatikan:<br />S'besoj që Nishani t’më  refuzojë
TIRANE - Visar Zhiti është propozuar nga qeveria për ambasador në Vatikan. Lajmi është konfirmuar për A1 Report nga vetë kandidati për këtë post diplomatik, i cili tha se është i gatshëm të shkojë në çdo mision që do ta dërgojnë. Por mediat pranë presidentit, publikuan sot lajmin se kreu i shtetit e ka refuzuar emrin e tij. I pyetur nga A1 Report, Visar Zhiti, aktualisht këshilltar në Ministrinë e Jashtme, thotë se nuk beson që presidenti Nishani ta ketë refuzuar kandidaturën e tij.
 

Kandidatura e tij i është paraqitur Presidentit të vendit Bujar Nishani dhe është interesant të mësohet zyrtarisht se çfarë qëndrimi do të mbajë kreu i shtetit përballë këtij emri. Kjo, duke marrë parasysh faktin se në mars të vitit të shkuar, Presidenti Nishani refuzoi propozimin e Ramës për Ardian Ndrecën në Vatikan, i cili vetëm pak javë më vonë u emërua nga ministri Bushati si i ngarkuar me punë në ambasadën në Vatikan.
 
Pikëpyetjet mbi kandidaturën e tij lidhen edhe me faktin, se kreu i shtetit më herët ka kërkuar konsultime për ambasadorët para se t’i vijnë emrat në tryezë. Por emri i Visar Zhitit nuk është një emër i zakonshëm. Ai është figurë e moderuar e të djathtës, shkrimtar dhe ish i persekutuar. 
 
Shkrimtari dhe diplomati Visar Zhiti është gjithashtu ish-ministër i Kulturës në qeverinë Berisha, në periudhën prill-Shtator të vitit 2013.
 
Në vitin 1997 Zhiti ka qenë atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, deri në vitin 1999.
 
Zhiti ka qenë gjithashtu në listën e Partisë Demokratike në Tiranë, por nuk mori votat për të qenë përfaqësues i kësaj force politike në parlament, ku PD mori vetëm 11 mandate.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqitparja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë