Zhupa i përgjigjet Metës: Pse e mbrojte në 'Kushtetuese' çdekretimin e 30 Qershorit, kur ta paska kërkuar Basha? Mos ndërhy në çështjet e PD! ‘Foltorja’ po na merr energjitë

TIRANË- E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Ina Zhupa, deputetja e PD i ka kthyer përgjigje Ilir Metës, për akuzën e tij se 30 qershori ishte anuluar me dekretin e tij me kërkesë të Lulzim Bashës. Zhupa tha se vetëm Presidenti mund ta sqarojë të vërtetën pse ka ndryshuar mendje dhe thotë një version të ri rreth këtij zhvillimi.

“Zoti Meta kur ka çdekretuar daten 30 qershor ka lexuar edhe më mbrapa katër faqe argumente juridike dhe konventa mbi të drejtën e zgjedhjes dhe moslejimin e zgjedhjeve fasadë, për arsyet pse ai po e bënte këtë. Dhe e ka mbrojtur edhe në Gjykatë Kushtetuese pse vendimi i tij ishte kushtetues. Dhe zoti Meta sot nuk është dakord me zotin Meta dje dhe thotë e bëra se më tha Lulzim Basha. Cilit t’i besojmë? Atij që sot i është ngacmuar nga egoja e tij?” -tha deputetja demokrate.

Në studion e ‘Kontrast’ Zhupa i bëri thirrje edhe Presidentit që të mos komentojë përplasjet që i përket PD-së, e ndërsa pranoi se lufta e brendshme brenda partisë po i konsumon demokratët.  Ajo shtoi se ishyë pikërisht Sali Berisha ai që e shpalli i pari Lulzim Bashën si armik. Ajo tha se kreu i PD nuk e përjashtoi Berishën nga partia, por e pezulloi përkohësisht derisa ai të zgjidhte konfliktin me SHBA, por sipas Zhupës, Berisha nxitoi duke e shpallur Bashën armik pas 9 shtatorit.

“Partia Demokratike po i bën opozitë Edi Ramës, por jo me të gjitha bateritë e saj. Sepse një pjesë të baterive tona opozitare ne po iI çojmë në drejtim të një lufte të brendshme partiake. Nga ana tjetër Presidenti nuk ka pse komenton problemet e brendshme të Partisë Demokratike për aq kohë sa edhe ne nuk i kemi komentuar problemet në LSI. Foltorja po I jep kosto PD-së dhe po na harxhon energji të brendshme dhe po ngarkojmë energji negative. Por kjo nuk është një zgjedhje e zotit Basha. Pikërisht për ta zhbërë këtë, pavarësisht se ekzistonin apo jo firmat për Kuvendin Kombëtar, në zgjodhëm të mblidheshim në Kryesi. Dhe me qëllim për të dalë të bashkuar propozoi një Kuvend kombëtar ku delegatët mund të diskutojnë për problemet brenda PD” – tha deputetja Zhupa për ‘Kontrast’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
Zhupa: Vokshi dhe Këlliçi janë pa mandate! E vërteta e largimit të sekretares së Sarandës

1637603130_Sequence03.00131608.Still033.jpg

Për Ina Zhupën, Partia Demokratike duhet të jetë një, por brenda strukturave të saj. Ajo kritikoi edhe ‘Foltoren’ e Sali Berishës me gratë në Tiranë, teksa tha se vetë LDG që e organizoi nuk ka legjitimitet të plotë.

“Foltorja e Gruas dje ishte një foltore e organizuar nga LDG, që vetë është në process ristrukturimi të brendshëm. Sepse Lidhja Demokratike e Gruas ka 12 vjet që nuk ka Kryesi dhe drejtohet nga zonja Albana Vokshi që është e emëruar” – tha Zhupa.

Për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV ajo u ndal edhe tek pozicionimi I kreut të FRPD në krah të Berishës.

“Zoti Belind këlliçi u zgjodh Sekretar për Diasporën, pra pritej të largohej nga FRPD pasi i kishte mbaruar mandati. Ne përpiqemi t’i shohim si të lidhur me Foltoren, por ata janë pa mandate” – tha Zhupa.

Ajo tha se nuk është e vërtetë që sekretarja e Degës së Sarandës është shkarkuar.

“Unë e kam në celular dorëheqjen e saj dhe unë vetë i kam kërkuar të mos e japë dorëheqjen. Mund t’ju them edhe arsyet pse e ka dhënë, por nuk dua të prek jetën e saj personale. Ashtu siç ia ka dërguar edhe kryetarit të PD-së dorëheqjen, nuk e ka tërhequr më. Ne jemi një parti serioze dhe nëse njeriu e mohon, nuk ka pse të bëhet viktimë” – tha Zhupa.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • niko zhupani: 22/11/2021 18:58

    O Zhupa pyete pak Krietarin Basha, mbremjen e dites se shtune me ke eksponent te Ps eshte takuar ke lokali i djalit të nje ish-deputeteje te Rilindjes?????

    Përgjigju
    • O tej: 22/11/2021 19:07

      Po cfar te beje lamashi Bashe ka ngel si gjel pa pupla se bythe nuk ka.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë