Meta tregon pazaret me Bashën për zgjedhjet vendore: M'u lut me lot në sy t'i anuloja se kishte frikë se protesta e 8 qershorit i 'dilte nga duart'! PD: Po tenton të na përçajë partinë(VIDEO)

TIRANË- Një president Republike, që anulon një palë zgjedhje se ia kërkon kryetari i opozitës, sepse nuk kontrollon dot protestën që thërret vetë! Mund të duket absurde, por kjo ishte fabula e konferencës për shtyp e mbajtur ditën e sotme nga presidenti Ilir Meta, ku zbuloi me zë dhe figurë pazaret që ka bërë vetë me kryetarin e opozitës Lulzim Bashën, kundrejt zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

Mjaftoi një sulm i kryedemokratit Basha i cili përfshiu Metën në trekëndëshin e Bermudës, bashkë me Ramën dhe me Berishën, që presidenti të shpërthente në sulme të ashpra kundrejt kryeopozitarit dhe të zbulonte se ai i kishte kërkuar në Gjermani që të anulonte zgjedhjet lokale. Siç e përshkruan Meta, Basha i është përgjëruar e madje me lot në sy që presidentui të nxirrte një dekret për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit e të vendoste një datë tjetër. Kjo lutje e Bashës, vinte pasi ai kishte thirrur një protestë me datën 8 qershor, e cila sipas informacioneve, mund të përshkallëzonte në dhunë, pasi vetë kryetari i opozitës i cili i kishte thirrur në shesh nuk do të mund t'i kontrollonte, dhe do të bëhej përgjegjës për dhunën që mund të ndodhte.

"Basha m’u lut me lot në sy, që Presidenti të anulonte protestën e opozitës më 8 qershor e po kështu të shtynte zgjedhjet. Kjo sepse protesta që vetë Basha kishte organizuar do të degradonte në dhunë dhe se ai nuk e kontrollonte dot popullin opozitar dhe se për këtë ai do të ishte përgjegjësi kryesor për rezultatet e dhunës. I panikosur, duke premtuar që më datë 8 qershor do të ndodhte hataje dhe i frikësuar deri në palcë nga përgjegjësitë ligjore që do të mbante, Basha iu ul në gjunjë presidentit në mënyrë që të shtyheshin zgjedhjet, përpara mitingut të 8 qershorit", tha Meta ndër të tjera. 

Edhe pse të dy bashkë caktuan si datë 13 tetorin e vitit 2019 për zgjedhjet lokale, sipas Metës, Basha vendosi që t'i bojkotoje e mos të regjistrohet në zgjedhje, lëvizje kjo e cila, thekson se tregonte aleancën e kryedemokratit me Ramën, që ky i fundit të kapte pushtetin lokal. Me refuzimin për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit, Meta tha se Basha ka ndihmuar edhe në nismat e mazhorancës për shkarkimin e tij apo siç e quan ai 'grabitjen' e institucionit të presidencës.

"Presidenti më pas miratoi dekretin për përcaktimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Pas dekretimit veprimi më minimal që duhet të kryente Basha ishte të paraqiste në KQZ kërkesën për regjistrimin e zgjedhjeve të 13 tetorit. Por çfarë ndodhi realisht? Rezulton zyrtarisht nga KQZ se Basha dhe PD nuk kanë bërë asnjë kërkesë zyrtare pranë KQZ për t'u regjistruar si subjekt konkurrues”, tha Meta.

Mirëpo, e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Lulzim Bashës për sulmet e presidenti Meta. Kryetari i PD-së, pretendon se në betejën e tij me Sali Berishën, është përfshirë edhe presidenti Ilir Meta, në qëllimin e përbashkët që të përçajnë Partinë Demokratike. Sipas Bashës këto akuza për anulimin e zgjedhjeve, janë mashtrime tipike të Metës.

"Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë", shkruhet ndër të tjera në njoftim. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:01
Meta për Bashën: E thirrën gjermanët, i thanë o djalë i mbarë mos na përdor më ne

Presidenti Ilir Meta ka treguar detaje nga takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me zyrtarë të lartë Bundestagut gjerman. Në një konferencë për mediet, Meta tregoi para gazetarëve se zyrtarët e kishin paralajmëruar që të mos e përmendte me emrin e tyre si garant për veprimet e opozitës, duke premtuar edhe distancim prej tij.

'Atje e kishin thirrur që ta dini ju për t’i thënë: More djalë i mbarë, u hodh edhe një shashkë, pati problemin më të vogël të shtunën, ne do të distancohemi një herë e mirë nga ty! Dhe mos na përdor më ne, që i dogje mandatet se më thanë gjermanët! Se ne të kemi thënë: Mos i digj mandatet! Jo mandatet, por as bojkot parlamentit nuk do t’i bësh se do të shkosh...! Se ke thënë që më ka thënë gjermanët: Mos u regjistro për zgjedhje! Se më kanë thënë gjermanët që do të bëj këtë, prisni se do të na vinë ndihma nga gjermanët e me radhë! Kështu i kanë thënë ata! Prandaj dridhej e qante ky dhe ata që takoi ai, – një pjesë i takova edhe unë, takova edhe shumë të tjerë, – m’u lutën. Zoti President, – më thanë, – si do të bëjmë ne, edhe për negociatat, por edhe që në Gjermani e në Europë të mos shohin më dhunë njerëzit nëpër televizone se nuk jundihmojmë dot, që të mos ndodhë ndonjë hata ditën e shtunë?'- tha Meta.

Ora 18:10
Akuzat e Ilir Metës, reagon Basha: Përmes mashtrimeve, mjeteve të tij të zakonshme tenton të përçajë PD, përdori pushtetin në kurriz të demokratëve

1637346249_bashaaaa2.jpg

Lulzim Basha pretendon në betejën e tij më Sali Berishën, është përfshirë edhe presidenti Ilir Meta, në qëllimin e përbashkët sipas tij, të përçajnë Partinë Demokratike. Akuzave të kreut të shtetit, sot në konferencën për mediat, se i është lutur që të anulonte zgjedhjet vendore në 2019, sepse kishte frikë nga ajo se çfarë do të ndodhte në 8 qershor, Basha thotë se është një mashtrim i radhës i Metës.  

"Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij", thuhet në reagim. 

Ora 18:01
Akuzat e Bashës/ Meta: Është kurdisur se është në borxhe që nuk i lan dot! Thërriste protesta dhe nuk mbante përgjegjësi

 

Presidenti Ilir Meta është shprehur se akuzat e Lulzim Bashës kundrejt tij, "janë të kurdisura", e ndërsa shtoi se Basha thërriste protesta, por në fund nuk mbante përgjegjësi.

"Ilir Meta është në detyrë që të përmbushë detyrimet si president i republikës, se ca njohin shqioptarë është e drejtë e tyre, unë kam qenë këtu për të dhënë llogari dhe për të reflektuar asnjëherë me mendjen për t'i ikur ballafaqimit, meqë Basha ka provokuar se kështu është kurdisur, se është në borxhe që nuk i lan dot, nuk të ndihmon dot Ilir Meta se nuk i kam mundësitë jo se nuk do të kishte dëshirë, sepse u përpoq që të të ndihmonte kur ishte kryetar parlamenti për reformën territoriale, të dërgoi zotin Fino dhe Vasilin dhe të dhanë ofertën që sill platformën tënde që ne ta miratojmë me konsensus. "Do bëhej hataja në 8 qershor, se e thërret popullin, dhe ia lë përgjegjësinë atij".Nëse presidenti nuk do e merrte këtë vendim, cili politikan do përvëlohej më shumë. Kam një pyetje për ju. Nga një akt të tillë që bëri presidenti a e ndihmoi kjo presidentin, a nuk u vë në qendër të sulmeve, jo vetëm nga opozita, por edhe nga shumë faktorë të tjerë. Pra, ky është raport im me zotërinë. Unë  e kam bërë që të mos përplaseshin demokratët dhe socialistët. Sa njerëz janë plagosur nëpër mitingje që i thërriste zotëria, kush ja kishte borxhin këtij zotërisë. Po në 13 tetor, kush i tha mos u regjistro, unë i thash e vendosëm bashkë regjistrohu, ti e kërkove e vendosëm bashkë. Kush e bojkoti, 4 anëtarë të KQZ së PS dhe PD, mos bojkoto demokratët se këtu nuk të jap do zgjidhje", tha ai.

Ora 17:54
Meta i ashpër ndaj Bashës: Mbështeti Ramën për sulmet ndaj meje dhe grabitjen e institucionit të presidencës

Presidenti Ilir Meta tha sot në një konferencë për mediat se anulimi i zgjedhjeve nga ana e Lulzim Bashës i shërbente Edi Ramës dhe se Basha nuk e ka mbështetur asnjëherë

'Bojkoti i Bashës që e kishte kërkuar vetë ishte në sinkron të plotë me bojkotin e 4 anëtarëve të KQZ-së të caktuar nga PS. Lulzim Basha nuk i shërbeu as vendit as opozitës duke përjashtuar totalisht nga qeverisja vendore, ai nuk e mbështeti pesidentin e Republikës në zbatimin e dekretit, por mungesa e kësaj, u përdor nga mazhoranca edhe nga Komisioni hetimor dhe nga Venecia për të treguar se presidenti nuk donte të bënte zgjedhje. Basha mbështeti kreun e Rilindjes edhe për kapjen e pushtetit lokal. Me veprimet e tij mbështeti kreun e Rilindjes me sulme ndaj presidentit. Nuk e respektoi as Lulzim Basha dekretin për zgjedhjet e 13 tetorit. Me mosparaqitjen u vendos hapur kundër institucioneve të presidenti, me sulmin e tyre edhe për grabitjen e këtij institucioni.'- tha Meta.

Ora 17:49
Zgjedhjet vendore 2019/ Meta: Basha as denjoi të regjistrohej në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit, datë që e vendosi edhe vetë

Ilir Meta thotë se Lulzim Basha nuk ka denjuar të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet vendore të 2019, të cilat u zhvendosën më 13 tetor me dakordësinë e tij.

Presidenti pas vlerësimit të rrethanave pak minuta para fillimit të protestës së opozitës bëri publik vendimin e tij për të shfuqizuar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit për anulimin e tyre. Presidenti me autoritetin e tij kushtetues pas analizoi situatën e krijuar në vend mori këtë vendim për ti dhënë një rrugëdalje Bashës dhe opozitës por edhe të gjithë aktorëve politik në vend për të dialoguar për një datë për zgjedhjet. Ku vendim nuk ishte lehët për mua aq më tepër, dhe aq më tepër me kryeministrin i cili nuk mund të ishte i lumtur për një vendim të tillë. Të mos harrojmë që në të 7 protesta e mëparshme dhjetëra qytetarë kishin pësuar lëndime të rënda. Pas anulimit të 30 qershorit bëra përpjekje në mënyrë që të caktonim një datë të re ku të merrnin të gjitha forcat politike pjesë. Presidenti më pas miratoi dekretin për përcaktimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Pas dekretimit veprimi më minimal që duhet të kryente Basha ishte të paraqiste në KQZ kërkesën për regjistrimin e zgjedhjeve të 13 tetorit. Por çfarë ndodhi realisht? Rezulton zyrtarisht nga KQZ se Basha dhe PD nuk kanë bërë asnjë kërkesë zyrtare pranë KQZ për tu regjistruar si subjekt konkurrues”, tha Meta.

Ora 17:45
Meta zbulon pazaret me Bashën: M'u lut të anulon zgjedhjet se nuk kontrollonte dot prostestën e thirru vetë

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar se Lulzim Basha i ka kërkuar në Gjermani, i lot në sy që ai të anulojë zgjedhjet vendore të 30 qershorit të vitit 2019. Kjo për faktin sipas Metës, pasi ai kishte thirrur një protestë më datën 8 qershor, në të cilën ishte parashikuar se do të kishte dhunë dhe konflikti mund të përshkallëzohej. Meta tha se Basha i ka kërkuar anulimin e dekretit me qëllim zbutjen e revoltës popullore, pasi mund të percipitonte në dhunë të ashpër, për të cilën Basha do të ishte përgjegjës.

“Të nderuar qytetarë, për fat të keq në funksion të problemeve dhe halleve të tij personale politike që zoti Basha i shton vetes papushim dhe në keqardhje të plotë që ai përpiqet t’i zgjidhë ato, ose të fajësojë për to institucionin e Presidentit të Republikës, duke shtuar dozën e gënjeshtrave çdo ditë. Jam këtu në respekt të gjithë demokrateve që dëgjojnë gënjeshtra të tilla ku përfshihet presidenti i tyre. Presidenti gjithmonë, në mënyrë koherente ka zgjedhur rrugën e transparencës duke komunikuar me qytetarët përmes fakteve konkrete e të mirëdokumentuara.

Siç e keni ndjekur, Basha në daljet publike pas shpikjes të trekëndëshit të Bermudës, por edhe më me intensitet është shprehur se ai ka ofruar mbështetjen e tij Presidentit vitet e fundit. Siç do të bëj publike disa fakte sot, kjo është një gënjeshtër e madhe. Do të ndaj me ju disa fakte që kanë të bëjnë me probleme demokratike, institucionale, për çdo shqiptar që i ndjen pasojat e këtij vendimi të rëndë të zotit Basha për mosmarrjen pjesë të opozitës në zgjedhjet e vitit 2019. Presidenti në respekt të Kushtetutës, kishte caktuar datën 30 qershor, si datën për mbajtjen e zgjedhjeve. Sa më shumë afrohej kjo datë, aq më shumë përshkallëzohej tensioni mes forcave politike. Dukej qartë që palët politike provokonin njëra-tjetrën duke akuzuar kundërshtarin si veprim të dhunës. Kjo situatë u shoqërua me protesta masive, ku për fat të keq dhjetëra protestues u plagosën. Kjo e tensionoi rëndë klimën politike në vend. Më datë 2 qershor 2019, opozita mbajti protestën e 7 të saj, ku paralajmëroi mbajtjen e protestën finale të saj, gjuha e urrejtjes që përdornin palët politike, në mënyrë të veçantë kryetari i atë ashtuaruajtur opozitë e bashkuar, duke cënuar sigurinë kombëtare. Në ditët që paraprinë këtë protestë të paralajmëruar si protestën finale, Presidenti mori informacione që do të përdorej dhunë e paralajmëruar ndaj institucioneve të vendit.

Basha m’u lut me lot në sy, që Presidenti të anulonte protestën e opozitës më 8 qershor e po kështu të shtynte zgjedhjet. Kjo sepse protesta që vetë Basha kishte organizuar do të degradonte në dhunë dhe se ai nuk e kontrollonte dot popullin opozitar dhe se për këtë ai do të ishte përgjegjësi kryesor për rezultatet e dhunës. I panikosur, duke premtuar që më datë 8 qershor do të ndodhte hataje dhe i frikësuar deri në palcë nga përgjegjësitë ligjore që do të mbante, Basha iu ul në gjunjë presidentit në mënyrë që të shtyheshin zgjedhjet, përpara mitingut të 8 qershorit. Këtë presidenti duhet ta bënte direkt nga Gjermania. Pikërisht në datën 8 qershor, presidenti u njoh me situatën e fundit. Presidenti, vetëm pak minuta para fillimit të protestës, shfuqizoi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve, duke anuluar datën e zgjedhjeve. Presidenti, duke marrë përgjegjësinë e madhe kushtetuese dhe profesionale, duke analizuar situatën, por edhe të gjitha aktorëve të tillë në mënyrë që të krijonin hapësirë dialogu për mbajtjen e votimeve në mënyrë demokratike. Vendimi për fuqizimin e dekretit nuk ishte i lehtë për mua”, tha Meta.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/11/2021 03:54

    Po mire z.Meta kur dyshohej per degradim te rende te protestes, perse nuk i kerkove Bashes te anullonte protesten,ose te ulte gjakrat,ne vend qe te anulloje ti zgjedhjet? Jooo,mos u trego kaq i paster.Mendoj qe protesta e dhunshme dhe presioni i opozites,i shoqeruar me shtyrjen e zgjedhjeve do te shpinte ne nje marreveshje te mundeshme ne tavoline.Midis 8 Qershorit dhe 13 Tetorit do te kishit patur kohe mjaft, qe presioni te jepte efektet e deshiruara.

    Përgjigju
  • Palo: 23/11/2021 03:32

    Po per pazaret me Ramen apo e keni te ndaluar nga padroni?

    Përgjigju
  • Haha: 22/11/2021 19:05

    Na mbushi mendjen agai Cepanit Ilir Metmuti

    Përgjigju
  • Fshatshe: 22/11/2021 18:09

    O cepani po ti ishje president i republikes,apo k/plaku i fshatit qe do zgjidhje sherret e cepanakeve? Zgjedhjet dhe tubimet jane te sanksionuara ne kushtetute e ligje, jo sipas oreksit tend apo Lulit. Mos dil mbas 2 vjetesh e te na tregosh "trimerite" fshatareske. Shko ne SPAK dhe "rrefeu" per te gjitha ca ke bere,dhe te presin bileten per ne Rec, boll u lodhe me thashetheme.

    Përgjigju
    • Dada: 22/11/2021 19:35

      Me kete qe ka bere Meta eshte prove per shkarkim

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra