Zhupa: PD do dërgojë në Kushtetuese në shtator 10 projektvendimet për ndërtimet në Zonat e Mbrojtura

Zhupa: PD do dërgojë në Kushtetuese në shtator 10 projektvendimet për ndërtimet në Zonat e Mbrojtura

Deputetja e PD, Ina Zhupa, gjatë një seance parlamentare

Partia Demokratike do çojë në Kushtetuese gjatë muajit shtator, padinë kundër ligjit për zonat e mbrojtura që po përgatitet për Parlament.

Këtë e bëri të ditur në një reagim në rrjetin social Facebook, deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila zbardhi 10 projektvendime për t’i hapur rrugën ndërtimeve në po kaq të mbrojtura, duke akuzuar edhe mazhorancën, e veçanërisht ministren Mirela Kumbaro.

Ajo renditi të 10 zonat për të cilat tha se do ndërtohet në mënyrë të paligjshme apo duke dëmtuar zonat e konsideruara edhe me rëndësi, duke theksuar se “po bëhen kurban”.

Zhupa ka kundërshtuar ligjin dhe në bashkërendim me ekspertët mjedisorë tha se ka organizuar edhe disa tryeza për kundërshtimin e këtij ligji. Deputetja e PD paralajmëron se po përfundon padinë kundër ligjit të Zonave të Mbrojtura dhe në shtator do e dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Organi që vendos për ndërtimet në zonat e mbrojtura, është i njëjti që vendos edhe për ato të pambrojtura, një organ politik në drejtimin e Ramës, siç është KKRT (Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit)”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Pjesë nga ligji për Zonat e Mbrojtura, zona e Bredhit të Drenovës

Postimi i Ina Zhupës:

“Kurbani i radhës për t’u shkatërruar janë plot 10 zona të mbrojtura, të përgatitura nga ministria e “ndërtimin” Mirela Kumbaro.

Këto ditë në konsultim publik janë hedhur plotë 10 projektvendime që i hapin rrugën ndërtimit në zonat e mbrojtura edhe falë ligjit skandaloz që kaluan në kuvend. Kumbaro e garanton vendin e saj si ministre jetëgjatë e qeverisë Rama pikërisht duke shërbyer si kamikaze në shkelje të konventave, kushtetutës dhe interesit publik.

Këto zona humbasin paprekshmërinë dhe sistemin e zonimit të brendshëm sipas rregulloreve ndërkombëtare dhe ligjit të vjetër dhe kalojnë lehtësisht në ndërtime ku autoriteti që vendos është KKRT. Shkalla e mbrojtjes ulet për secilin prej tyre.

KKRT, është pikërisht organi që jep lejet për kullat e Tiranës dhe për resortet e investimet strategjike, tërësisht politike dhe e drejtuar nga Rama dhe ministrat e drejtorët e tij ku tashmë do vendosin se ku do jenë “pikat e vogla” në këto zona të mbrojtura.

Pjesë nga ligji për zonën Rrushkull

Zonat që nisin si kurban për orekset e klientëve të pushtetit dhe që kanë gati projekt vendimet janë:

1-Bredhi i Drenovës

2-Rrushkull

3-Bunë Velipojë

4-Pishë-Poro-Nartë

5-Liqeni i Pogradecit

6-Kuturman-Qafë Bush

7- Kratsë

8-Guri i Nikës Valamarë

9- Bjeshkët e Oroshit

10-Bisht-Kamëz

Ligji për mbrojtjen e lumit Buna

Me forcë kundërshtoj këto veprime që konfirmojnë atë që thamë kur miratohej ligji se qëllimi është pikërisht përdorimi i zonave të mbrojtura me fokus ndërtimin dhe do jetë shkatërrimi përfundimtar i tyre. Padia e parë në Gjykatën Kushtetuese në shtator, do jetë ajo kundër ndryshimeve të njëanshme dhe shkatërrimtare të ligjit të Zonave të Mbrojtura. Beteja do vazhdoi deri në fund në mbrojtje të interesit publik, trashëgimisë për brezat e ardhshëm dhe kushtetutës”.

A.Q/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI