TIRANË- Debati mes demokrates Ina Zhupa dhe socialistit Erion Braçe degradoi në ofendime, bojkotin e socialistëve dhe më pas mbylljen e seancës plenare. Teksa mori fjalën për të nisur interpelancën me ministren e Arsimit për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, Ina Zhupa nuk e kishte harruar pas 2 orësh etiketimin që Braçe i kishte bërë më herët si ruse, apo duke i përmendur parfumin e gjatësinë e thonjve gjatë një debati për komisionin e Dezinformimit.
“Mos u lyej me parfum, pri thonjtë. Kjo është e para. Që ti nuk di të lexosh unë këtë e dimë, por që nuk dëgjon ky është problem tjetër mental. Deklaratat janë publike, merri dëgjoji, zbardhi, nëse s’di të shkruash, ti zbardh unë. Është e qartë që unë se kam thënë atë, që është shumë e qartë që ti mund të dukesh si ruse, por nuk je ruse”, i tha Braçe-Ina Zhupës.
E sapo mori fjalën, Zhupa e quajti ‘kone’ ligjvënësin e Partisë Socialiste, e kaloi në ofendime duke i thënë “O Erjon t’u rrit boja, sa shumë m** të ha goja”. Ky fjalim i Zhupës të parin irritoi vetë Braçen, i cili nga vendi dallohet i nervozuar ndërsa disa herë i drejtohet deputetes demokrate pa mikrofon “Qepe gojën, plerë”.
Më pas në shenjë proteste të gjithë socialistët, deputetët e ministra u larguan nga salla, duke lënë Zhupën të mbajë fjalimin e interpelancës. Gjatë largimit, Braçe dallohet teksa debaton me Flamur Nokën.
"Të gjithë të korruptuarit jashtë. Të gjithë hajdutët jashtë, nuk meritoni të rrini në këtë sallë kur flitet për vdekjen e një 14-vjeçarit", tha Zhupa.
Spiropali dënoi gjuhën, ndërsa i vetmi socialist që mbeti në sallë ishte kreu i grupit të PS, Niko Peleshi i cili si kusht për vijimësinë e seancës vendosi një ndjesë publike nga Ina Zhupa.
Jo vetëm kaq, por Gazment Bardhi fjalimin e Zhupës e barazoi me një fjalim të Ramës në 2019 kundrejt Sali Berishës po në Kuvend.
Bardhi vendos fjalimin e Ramës në mikrofon: Ti gruas sime dhe familjes sime i ha atë që nuk thuhet.
Seanca u ndëpre për 10 minuta, por përpjekjet e Spiropalit për të rikthyer socialistët, ministra e deputetë që braktisën sallën të indinjuar, dështoi dhe kryeparlamentarja u rikthye për të mbyllur përfundimisht seancën plenare të 5 dhjetorit.
Debati i plotë në Kuvend
Ina Zhupa: Në mungesë të dhënies së fjalës për replikë me zotin Xha Sulo nga filmi Kapedani alias Erion Braçe, dua të them që po zoti Braçe keni problem të madh me gjatësinë por nuk ta zgjidh unë dot këtë problem dhe unë nuk i dëgjoj ata nën 1 e 50 metra. Unë nuk e di kush ta jep të drejtën që të quash si ruse, se unë nuk ja jep vetes të drejtën të të quaj kone, edhe pse të quajnë të gjithë. Por megjithatë kjo është çështje personale. Me thënë të drejtën nga anët e mia, nga unë vi, fëmijët ne i trajtojmë me shumë respekt dh ei mbajmë mirë dhe kur futën në çështje të të mëdhenjve ne kemi një shprehje dhe themi ‘O Erjon t’u rrit boja, sa shumë m** të ha goja.
Spiropali: U bëj thirrje të gjithëve deputetëve të Kuvendit të përmbahen. Nuk është e hijshme kjo. Zonja Zhupa ju lutem.
Ina Zhupa: E meriton plotësisht. Tani zonja Spiropali dhe Balluku, ke bërë dje një tryezë për dhunën gjinore dhe lejuat që deputeti Braçe të etiketonte parfumin, thotë, gjatësinë dhe ti nuk reagove. Ti që mbajte dje një fjalim për parfumin. Nëse nuk reagoni mbajeni dhe këtë se e meritoni plotësisht. Çështja për të cilën unë e kam thirrur këtë seancë, është çështje shumë më serioze se sa zotëria i cili e meritonte plotësisht. Është ngjarje tragjike, ngjarja e humbjes së jetës së Martinit dhe plagosjes së Luizit. Ishte një ngjarje që çdo njeri normal s’do bënte zhurmuesin këtu nga një thënie, por do duhej të ishte prekur nga ngjarja. Ajo zonjë e cila u zgërdhi në Kuvend nga një ngjarje e rëndë, është shumë e irrituar nga shprehjet popullore të popullit tonë të dashur dhe të mençur.
Socialistët ikin nga salla.
Zhupa: Ikni, ikni. Vazhdoni. Vazhdoni përjashta ju lutem. Të gjithë të korruptuarit jashtë. Të gjithë hajdutët jashtë, nuk meritoni të rrini në këtë sallë kur flitet për vdekjen e një 14-vjeçarit. Dilni jashtë të gjithë, ju të korruptuar, ju hajdutë.
Braçe debat me Nokën nga vendi.
Spiropali: Do bënit mirë të kërkonit falje dhe jo ti thellonit këto fyerje.
Ina Zhupa: Jam në të drejtën time. Vazhdojmë me kohën. Manastirliu ishte mësuar si ministre e shëndetësisë që ti bënte gjëmës shqiptarëve. Dhe ishte mësuar që vdekjet nuk i bënin përshtypje. Si ministre e Arsimit po bën rekorde në këtë drejtim duke krahasuar veten me ministren e Shëndetësisë.
Zhupa vijon interpelancën ndërsa Manastirliu ka ikur nga salla.
Bardhi kërkesë për ndërprerjen e senacës me argumentin se duhet të jetë edhe ministrja.
Zhupa: Ku është ministrja
Spiropali: Seanca duhet ndërprerë edhe kur fyerjet nga kjo foltore janë të pashembullta zoti Bardhi. Ka kaluar në një nivel krejtëissht tjetër kjo histori. Do i kërkoja zonjës Zhupa të kërkojë ndjesë, nëse s’do ta kërkojë për deputetin ndjesën ta kërkojë për publikun.
Zhupa: Kur ta kërkojë ai.
Bardhi afrohet në foltore dhe vë në telefon një fjalim të Ramës.
Bardhi: Ja këtë tha Ina, çfarë ka këtu. Vendos fjalimin e Ramës: Ti gruas sime dhe familjes sime i ha atë që nuk thuhet.
Bardhi: Jeni të pafytyrë.
Zhupa: Mori atë që meritonte dhe kërkonte. S’ka nevojë për ministren. Ministrja ka 3 javë që nuk jep përgjigje. Ministrja shyqyr që gjeti një rast që ofendoi brace që të ikë. I fshihet protestës së qytetarëve, i fshihet opozitës, i fshihet Kushtetutës.
Spiropali: Do ndërpres seancën se kjo është e paprecedentë.
Peleshi: Në emër tyë grupit të PS, mbëhstetur në rregullore dhe moral qytetar kërkoj që senaca të ndërpritet derisa deputetja të kërkojë ndjesë publike.
Zhupa-Peleshit: Gruas tënde a i thua ruse?
Spiropali: Nuk mund të lejoj fyerje në këtë sallë të Parlamentit. Po e kërkoj unë faljen për të gjithë deputetët në emër të të gjithë deputetëve. Duhet të kërkoni dhe ju falje, mos fyeni! Nuk lejoj fyerje! Për të gjithë qytetarët që kanë dëgjuar këto fyerje nga kjo sallë, unë kërkoj falje në emër të të gjithë deputetëve. Për të gjithë qytetarët, qofshin majtas apo djathtas. Kushdo që fyen në këtë sallë duhet të marrë dënim! Seanca ndërpritet, se jemi në mes të një interpelance. Zhupa e parashtroi 7 minuta interpelancën dhe po e ndërpres seancën që kjo interpelancë të vijojë më tej. Seanca mbyllet...”
Për deputetin socialist Erion Braçe halli real i demokratëve është se janë kundër draftit të ri ligjor që fal disa kategori gjobash.
Përveç atyre për ndërtime të vogla në fshat, Braçe tha se do të falen edhe gjobat e AKU për një periudhë të caktuar si dhe ato të vendosura për masat anti COVID gjatë pandemisë.
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka folur jashtë sallës Kuvendit, pas ndërprerjes së seancës plenare e cila degradoi në ofendime mes saj dhe deputetit Braçe. Ina Zhupa tha se e gjitha ishte një inskenim që Ogerta Manastirliu t’i shmangej interpelancës për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Zhupa tha se i qëndron plotësisht deklaratave të saj, duke kujtuar që Braçe e quajti ruse. Ajo tha se nuk lejon asnjë burrë ta ofendojë, e jo më një burrec.
“O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja”, kështu iu drejtua Zhupa deputetit Braçe, ndërsa në deklaratën për media tha se me ‘m’ iu referua shprehjes ‘mos të hajë shumë miza’.
“Ajo që ndodhi sot është skenim për të mos lejuar interpelancën, për të mos lejuar Manastirliun të fliste aty gëk-mëk sepse vetëm 5% e shkollave kanë lidhje interneti, pse shkollat tona janë kthyer në çerdhe krimi, s’kishte arsye për të thënë pse dalin pedagogët në Sky dhe për t’iu shmangur kriminalizmit të arsimit, krijuan inskenim që u indinjuan për fjalorin e përdorur ndaj Braçes.
Nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më burrec. Gjithçka që u tha në Kuvend është publike, i qëndroj fjalëve të mia, i qëndroj 100% asaj që thash dhe mbi të gjitha i qëndroj akuzave me fakte e prove për dështimin e kësaj mazhorance në arsim.
Asaj interpelance dhe fjalori dhe asaj që i thash Braçes, mos të hajë shumë miza. Ne i qëndrojmë përballë dhe nuk trembemi jo nga zoti Braçe por nga askush tjetër. nëse ka një fjalor për tu dënuar është fjalori i zotit Rama që e ka përdor m si m dhe na ka thënë të gjithave plehra. Të marrin masa për zotin Rama e bracën, pastaj për ne të tjerët”, tha Zhupa.
Një deklaratë e bërë një ditë më parë nga kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe ka nxitur debate në Kuvend me deputeten demokrate Ina Zhupa. Një ditë më parë, Braçe tha se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani është rast tipik dezinformimi politik dhe kërkoi hetim edhe në këtë aspekt. Por, kjo nga opozita u interpretua si një përpjekje e Komisionit për të kontrolluar mediat, ku deputetja Ina Zhupa tha se u kërkua ndjekje penale për gazetarët.
Por, Braçe hodhi poshtë akuzat duke thënë se ka kërkuar që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka qëllim të qartë politik. E madje, Zhupën e akuzoi si një dezinformuese të këtij rasti.
Ina Zhupa: Mediat që nuk ndjekin linjën e qeverisë duan t’i përndjekin. Mbylleni komisionin e dezinformimit. Del kryetari i komisionit dhe thotë të ndiqen penalisht gazetarët. Kam një kërkesë prej jush. Mbyllni komisionin e dezinformomini, këta duan të persekutojnë mediat, se nuk u çojnë ujë qeverisë.
Erion Braçe: Si mundet ta lë pa replikë kur kjo mediat i di rubinet. Dëgjojeni fjalinë e kryetares së Komisionit të Edukimit dhe Medias. Media që nuk çojnë ujë të qeveria. Uji mbahet o në kanale o në tuba, nuk mbahet në media. Mos u lyej me parfum, pri thonjtë. Kjo është e para.
E dyta, në asnjë sekondë, në asnjë moment, të mbledhjes së djeshme të komisionit, të asaj që unë kam thënë para mediave nuk kam kërkuar të hetohet media apo gazetarë. Kam thënë që duhet të hetohet deri në fund krimit, të mbahen përgjegjës të gjithë autorë. Kam kërkuar dhe do vijoj ta kërkoj që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka qëllim të qartë politik. Ti je njëra nga ato që duhet të hetohesh për dezinformimin, mbi të gjitha që dezinformon hapur fare në Kuvend. Që ti nuk di të lexosh unë këtë e dimë, por që nuk dëgjon ky është problem tjetër mental. Deklaratat janë publike, merri dëgjoji, zbardhi, nëse s’di të shkruash, ti zbardh unë. Është e qartë që unë se kam thënë atë, që është shumë e qartë që ti mund të dukesh si ruse, por nuk je ruse.