‘Nuk lejoj një burrec të më ofendojë’, Zhupa nuk tërhiqet: Braçe e meritoi, inskenim që Manastirliu t'i shmangej interpelancës

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka folur jashtë sallës Kuvendit, pas ndërprerjes së seancës plenare e cila degradoi në ofendime mes saj dhe deputetit Braçe. Ina Zhupa tha se e gjitha ishte një inskenim që Ogerta Manastirliu t’i shmangej interpelancës për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Zhupa tha se i qëndron plotësisht deklaratave të saj, duke kujtuar që Braçe e quajti ruse. Ajo tha se nuk lejon asnjë burrë ta ofendojë, e jo më një burrec.

“O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja”, kështu iu drejtua Zhupa deputetit Braçe, ndërsa në deklaratën për media tha se me ‘m’ iu referua shprehjes ‘mos të hajë shumë miza’.

“Ajo që ndodhi sot është skenim për të mos lejuar interpelancën, për të mos lejuar Manastirliun të fliste aty gëk-mëk sepse vetëm 5% e shkollave kanë lidhje interneti, pse shkollat tona janë kthyer në çerdhe krimi, s’kishte arsye për të thënë pse dalin pedagogët në Sky dhe për t’iu shmangur kriminalizmit të arsimit, krijuan inskenim që u indinjuan për fjalorin e përdorur ndaj Braçes.

Nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më burrec. Gjithçka që u tha në Kuvend është publike, i qëndroj fjalëve të mia, i qëndroj 100% asaj që thash dhe mbi të gjitha i qëndroj akuzave me fakte e prove për dështimin e kësaj mazhorance në arsim.

Asaj interpelance dhe fjalori dhe asaj që i thash Braçes, mos të hajë shumë miza. Ne i qëndrojmë përballë dhe nuk trembemi jo nga zoti Braçe por nga askush tjetër. nëse ka një fjalor për tu dënuar është fjalori i zotit Rama që e ka përdor m si m dhe na ka thënë të gjithave plehra. Të marrin masa për zotin Rama e bracën, pastaj për ne të tjerët”, tha Zhupa.


Lajmi kryesor:

'Kone', Zhupa ofendon Braçen: O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja! PS braktis Kuvendin në shenjë proteste, mbyllet seanca (VIDEO)


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Zjarre masive në Los Anxhelos, digjet oazi i Hollywood! Kaos dhe frikë në zonën e të famshëmve

SHBA/ Zjarre masive në Los Anxhelos, digjet oazi i Hollywood! Kaos dhe frikë në zonën e të famshëmve