Zhurmat më të padurueshme

Zhurmat më të padurueshme
Zhurmat më të padurueshme nga veshi i njeriut janë së pari tehu i thikës që rrëshket nëpër një shishe qelqi, e ndjekur si zhurma e dytë më e padurueshme nga një shkumës që shkruan në dërrasën e zezë.

Këto zhurma tingëllojnë irrituese për veshin dhe mendjen e njeriut.

Imazhe të trurit tregojnë se duke dëgjuar një zhurmë të pakëndshme, shkakton një reagim negativ dhe sjell disa sinjale sikur do ndodhë ndonjë fatkeqësi.

Këto janë tinguj që të acarojnë dhe të bëjnë të ndiesh keq.

Tim Griffiths, udhëheqësi i studimit, ka grumbulluar rreth 74 zhurma që acarojnë sistemin nervor si psh, frenimi i gomave në rrugë, tingulli kur fryhet një bilbil, apo zhurma klasike e gërvishtjes së dërrasës së zezë me thonj etj.

Pse disa zhurma tingëllojnë në mënyrë të pakëndshme? Kjo u shpjegua nga hulumtimet në Mbretërinë e Bashkuar, në thelb ky studim tregon një korrelacion të fortë midis emocioneve duke treguar rrugën e shëndoshë nga veshi në tru dhe duke theksuar se ndryshimet emocionale mund të rrisin ndjenjën subjektive të acarimit me anë të disa tingujve.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat