Zhurmë, jo punë

Zhurmë, jo punë

Ka 12 vjet, që opozita e këtij vendi, bën zhurmë, llafe, debate rrugëve, rrugicave, zyrave, kangjellave, dhe aspak punë. Në fakt puna  e saj, është  aksioni opozitar, bashkëpunimi institucional me pozitën, bërja e ligjeve të mira, të zbatueshme, puna e saj ë zbatueshme, puna e saj është vajtja pranë zonave elektorale (pasi ka vite që nuk njohin njerëzit që votojnë pro tyre).

Puna e opozitës nuk është zhurma në sallën e Parlamentit, zhurma në korridoret e tij, puna e saj mbetet fjala, diskutimi, dhe ndërtimi i një klime të favorshme mirëkuptimi mes palëve. Toleranca e shumicës qeverisëse, po merret nga opozitaristët, si dobësi. Edhe kur vjen Garda e Republikës, natyrisht ka një shkak. Dhe shkaku është flakadani, karriget e thyera, britmat, zënkat, rrumpalla që opozitaristët duan dhe krijojnë gjithmonë kur vjen e enjtja.

Avazi i “Mukes” thotë populli. Dhe në fakt, të enjteve, të hënave dhe çdo ditë jave kur ka Komisione, shqiptaret do të shohin në ekrane “grushtin dhe gishtin” e ngritur të Gazit, Berishës, Mul Nokës, apo dhe të tjereve, që kërcënojnë, hidhen nga kangjellat, hypin nga dritaret, zihen me gardistët (që zbatojnë vetëm urdhërin), dhe japin “show” në televizione. Vjen darka, dhe mblidhen në studiot e tyre, ku për 2 orë e ca, u japin shqiptareve “leksione demokracie”. Kjo është zhurmë, aspak punë, produktivitet parlamentar dhe politik, aq më pak, ti shërbesh demokracisë apo votuesve të tu.

Situata e fundit e krijuar mes palëve në Partinë Demokratike, ka sjellë reaksione zinxhir në Parlament, në Këshillat Bashkiake, dhe kudo ku gjenden të mandatuarit e kësaj opozite. Urdhëri mbetet konstant “pengoni, zhurmoni, mos punoni, akuzoni dhe largoni”, aspak lidhje me një opozitë të përgjegjshme e cila duhej të kishte ambicie pushteti, kur prezantohej me ide, programe, alternativa konkurruese, dhe njerëz të aftë. Zhurma sjell kaos në politikë, dhe kaosi sjell anarshi.

Kjo opozitë ka vendosur ti thotë “bujrum” anarshisë, por duke bërë gabim llogaritë e saj politike. Duke mos u marrë fare me hallet dhe problematikat e saj të brendshme, duke mos zgjidhur asgjë që ka lidhje me normalitetin e saj si parti, kjo opozitë çdo ditë që vjen, qartëson tek shqiptarët misionin e saj antidemokratik, antipopullor, deri në shpërbërjen e saj. Duke mos kuptuar asgjë nga ajo ç’ka ka ndodhur deri sot, kjo opozitë e zhurmshme, po i mohon vetes vazhdimësinë e saj politike, duke e varur fatin e saj në duart e ish-liderit historik.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja