Zhvarrimi i eshtrave të Kodrës
ligji s'e lejon për 5 vite të tjera

Zhvarrimi i eshtrave të Kodrës<br />ligji s'e lejon për 5 vite të tjera
Ministria e Kulturës ka përcaktuar datën 12 shkurt për kryerjen e zhvarrimit, fiks dy ditë pas 10 vjetorit të varrimit të piktorit të madh në Ishëm, por harron se ligji për administrimin e shërbimit të varrimit ka ndryshuar në vitin 2014 nga kjo mazhorancë dhe afati për zhvarrimin nga autoritetet nuk është më 10 vjet por 15 vjet nga dita e varrimit.

Në këtë mënyrë sot askush nuk mund të zhvarrosë eshtrat e piktorit të madh për të paktën një periudhë kohore 5 vjecare. 

Nëse në ligjin e parë të vitit 2004 në nenin 17 për mënyrat e zhvarrimit thuhet :
KREU VII 
MENYRAT E ZHVARRIMIT

Neni 17
Zhvarrime te zakonshme nga nëntoka

1. Zhvarrimet e zakonshme nga nëntoka kryhen pas një periudhe 10-vjeçare nga viti i varrimit. Varret e liruara nga mbeturinat e arkivolit përdoren për varrime te reja."
 

Neni 17 i ligjit në vitin 2014 thotë: "MËNYRAT E ZHVARRIMIT Neni 17 Zhvarrime të zakonshme nga nëntoka 1. Zhvarrimet e zakonshme nga nëntoka kryhen pas një periudhe 15-vjeçare nga viti i varrimit. Varret e liruara nga mbeturinat e arkivolit përdoren për varrime të reja"

Duhet theksuar se ministria e Kulturës në mungesë totale të informacionit për ndryshimet në ligjin e ri ka planifikuar zhvarrimin e eshtrave të piktorit të madh në 12 shkurt fiks 2 ditë pas periudhës 10 vjecare të vdekjes së piktorit të madh sic parashikonte ligji i vjetër

Ibrahim Kodra është varrosur në 10 shkurt të 2006 dhe në 10 shkurt 2016 mbushen plot 10 vjet. Dy ditë më vonë ministria parashikon zhvarrimin por harron se ligji tashmë ka ndryshuar dhe do ti duhet të presë dhe 5 vite të tjera. Cdo veprim tjetër do të ishte në shkelje të hapur të ligjit.
 
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Publikohet videoja e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt

Publikohet videoja e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt