Zhvarrimi i Ibrahim Kodrës?
"Testamenti u gjet pas vdekjes"

Zhvarrimi i Ibrahim Kodrës?<br />
Ministria e Kulturës ka përcaktuar datën 12 shkurt për kryerjen e zhvarrimit , fiks dy ditë pas 10 vjetorit të varrimit të piktorit të madh në Ishëm. Ndërkohë edhe pse ligji i vitit 2014 në variantin e ndryshuar thotë se lëvizja e eshtrave bëhet pas 15 vitesh nga viti i varrimit, dhe kjo gjë bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave kjo mund të ndryshojë nese kryetari i Bashkisë jep autorizimin për zhvarrosjen edhe më herët se kjo periudhë.

Zëvendësministri i Kulturës Zef Çuni në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se zhvarrimi i eshtrave të piktorit Ibrahim Kodra do bëhet në datën 12 shkurt. Ai thekson se ekziston testamenti i lënë prej tij, i zbuluar pasi është varrousr në Ishëm, ku shpreh dëshirën që ai të prehet në Kodrat e Liqenit në Tiranë.

"Varrimi i bërë 10 vjet më përpara u bë me datë 7 Shkurt dhe me datën 17 Shkurt pastaj është hapur testamenti me shkrim që ka lënë i ndjeri dhe meqënëse varrimi ishte kryer atëherë është marrë vesh që i është lënë dy shoqatave për të administruar të gjithë pasurinë e tij kulturore dhe varrimin dhe çdo gjë tjetër por meqënëse varrimi ishte kryer nuk ka pasur asnjë mundësi për tu levizur mëmegjithëse shoqata ka protestuar dhe ka insistuar pranë insitucioneve shtetërore që nga Presidenti i Republikës dhe tek Kryeministri i asaj kohe. Varrimet normal bëhen edhe pas 5 vjetëve në bazë të ligjit ndërsa për figura të tilla këto bëhen dhe me autorizim paraprak të kryetarit të bashkisë të cilën ne e kemi faktikisht."-shprehet Cuni.



Ibrahim Kodra është varrosur në 10 shkurt të 2006 në vendlindjen e tij në Ishëm.


 
Faslliu: Piktori kerkoi t'i zhvarroseshin eshtrat me testament

Fatos Faslliu, ish-kujdestar i piktorit Ibrahim Kodra sqaron se kërkesa për zhvarrimin e eshtrave, është bërë që në vitin 2006, në bazë të testamentit të lënë nga vetë piktori.
 
"9 vjet ka qenë vera e 2006, 9 vjet e gjysmë. Është krijuar një komision, kam depozituar kur ka qenë zoti Ferdinand Xhaferri, unë jam bir avokati dhe kam ndjekur gjithë hierarkinë shtetërore filluar nga kryetari i komunës Ishëm i pari, ai më tha që është varrosur këtu se e ka lënë testament, unë i thash a ka mundësi ta shoh testamentin? E tha e kemi këtu, ja dhashë një kopje të testamentit. Sa për dijeni dua të sqaroj opinionin publik që testamentin unë me dëshirën time e kam bërë publik në disa gazeta dhe në një libër", tha Faslliu. 



Kreu i shoqatës 'Ibrahim Kodra' Lulzim Bega: Zhvarrimi eshte nje turp
Zhvarrimi i të madhit Ibrahim Kodra me kërkesë të ministrisë së Kulturës është një turp. Kështu e konsideron Lulzim Bega Kryetar i "shoqates Ibrahim Kodra" i ftuar në Rreze Dielli në Report TV vendimin e ministrisë e cila thekson se eshtrat e artistit “Ibrahim Kodra”, do të prehen në memorialin në Kodrat e Liqenit, në krah të figurave të nderuara të kombit si Faik Konica dhe vëllezërit Frashëri në plotësim të amanetit të artistit dhe kërkesë të  Behgjet Pacolli dhe z. Fatos Faslliu, kryetarë të Fondacionit “Ibrahim Kodra” në Lugano dhe në Durrës. 

Report TV dhe kryetari Bega sjellin dëshmi e asaj çka ministri i atëhershëm i Kulturës Bujar Leskaj, familjarët e Kodrës deklaruan në 10 shkurt të 2006 ditën e varrimit të të artistit.

"Ibrahim Kodra do të prehet këtu në vendlindjen e jetës në këtë vend në vendin e tij të lindjes së tij."- ka thënë Leskaj.



 "Amaneti i djalit tonë është të varrosej në Ishmin e tij të bukur, në Ishëm."- ka thënë kushëriri i Kodrës


 
Në këtë kontekst Lulzim Bega thekson se me pjesmarrjen e autoriteteve më të larta të vendit në 10 shkurt 2006 është bërë me dije se amaneti i fundit i Ibrahim Kodrës ka qënë varrimi në vendin e tij të lindjes dhe jo ai i zhvendosjes ne Tirane tek kodrat e liqenit
 
"Unë jam këtu të shpreh indinjatën e popullit të Ishmit indinjatën tim lidhur me lajmin e zhvarrimit të Kodrës. Në të vërtetë e shpreh këtë indinjatë se ai lindi në Ishëm, filloi të shkruaj gërmat e para në Ishëm në 1913. Do të thotë që Ishmi është një popull me kulturë me traditë.  Më vjen keq që personalitet manipulojnë amanetin e tij. Duan të manipulojnë amanatin është turp do ta quaja TURP. Ne kemi 10 vjet që përballemi me këtë situatë. E vërteta është  se njerëz të famshëm morën pjesë në varrimin e tij.  Interesat janë të tija, dua të vijë ti bëjmë nder atje në ishëm jo te kodrat e liqenit, nderohet populli i Ishmit me të."-tha Bega në Report TV
 
Sipas Begës e vërteta qëndron që nuk është Pacolli ai që kërkon zhvarrosjen e eshtrave të Kodrës pasi ai ishte i pransishëm ne ceremoninë e varrosjes në Kodrat e Ishmit.Ai shton se  banorët dhe shoqata do të vijojnë të kundërshtojnë vendimin e minsitrisë me protesta demokratike

"Do mundohemi tja dalim mos ta zhvarrosin do ta quaja turp është pasuri e shtetit. Ka tre kala një ndër to ajo e Ibrahim Kodrës Kodra.Të gjithë do ti rezistojmë këtij vendimi me protesta demokratike. Kur morëm vesh që do bëjnë zhvarrimin u cuditëmk ishin dërguar një furgon një makinë furnerali dy përfaqëesues që se di a ishin të ministrisë. Çfarë do bënin ata aty?se kuptoj pse kështu zhvarrosen figura te popullit?

Sipas Ministrisë së Kulturës ceremonia në nder të piktorit të madh i cili mban edhe titullin “Nderi i Kombit”, do të mbahet në datë 12 shkurt. Ndërsa Memoriali i vendosur në Ishëm në varrezen aktuale të Mjeshtrit Kodra do të qëndrojë aty dhe do të plotësohet me një pllakë përkujtimore ku do të shkruhet: 
“Ishmi ështe krenar për birin e vet, piktorin e madh, nderin e kombit ibrahim kodra (1918-2006), që tani prehet sipas vullnetit të tij të mbramë në tiranë, pranë figurave të shquara të kulturës kombëtare.”

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj