Zhvatën egjiptianët me nga 20 mijë € për pasaportë shqiptare! Kapet arabi në Tiranë, dy në kërkim

Zhvatën egjiptianët me nga 20 mijë € për pasaportë shqiptare! Kapet arabi në Tiranë, dy në kërkim

Një arab, në bashkëpunim me dy shqiptarë, u premtonte shtetasve të huaj me kombësi egjiptiane se mund t’ju siguronin pasaporta shqiptare në këmbim të shumave që varionin mbi 20 mijë euro.

Në një operacion të koduar “Përshpejtimi” u arrestua, T. M., 41 vjeç, lindur në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe banues në Tiranë.
 
Në gjendje të lirë po hetohet shqiptari E. M., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim një grua, gjithashtu shqiptare, 49-vjeçarja M. M

Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke u kamufluar si investitor dhe partner për investime në Shqipëri, u premtonin të huajve me kombësi egjiptiane se mund t’u siguronin atyre pasaporta të shtetit shqiptar.

Si funksiononte skema

Ndërmjet një zyre binjakëzimi midis Emirateve të Bashkuara dhe Tiranës, u kanë marrë disa shtetasve egjiptianë  shuma të konsiderueshme në euro duke ju premtuar leje qëndrimi dhe pasaporta shqiptare. Këto premtime nuk janë bërë të mundura, pasi nuk kanë bërë as aplikimin për dokument të tillë si pasaporta dhe leja e qëndrimit për shkak të rregullave dhe dokumenteve strikte që kërkoheshin nga zyra e Kufirit dhe Migracionit.
 
Policia thotë se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

- Zyra në Tiranë e shtetasit të arrestuar arab
- Tre njësi kompjuterësh të ndryshëm
- Një aparat celular
- Dokumente të ndryshme

Ata do të hetohen nga prokuroria e Tiranës për veprat penale “Mashtrim”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë