Zhvati 145 mln euro nëpërmjet mashtrimeve kompjuterike, Gjykata e Lartë refuzon ekstradimin e hakerit kinez: Nuk kishte garanci për trajtim njerëzor

Zhvati 145 mln euro nëpërmjet mashtrimeve kompjuterike, Gjykata e Lartë refuzon ekstradimin e hakerit kinez: Nuk kishte garanci për trajtim njerëzor

TIRANË- Kreu i grupit kriminal kinez Liangbin Chen nuk do të ekstradohet drejt vendit të tij, që e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e Apelit. Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimi i kërkesës për ekstradim pasi kërkesa kishte disa mangësi procedurale.  

Një arsye është fakti se nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Kinën. Ndërkohë që sipas Gjykatës së Lartë nuk ishte dhënë garancia se ai nuk do të ndiqej politikisht apo për një vepër penale më të rëndë.  Gjykata e Lartë thotë se gjithashtu nga vendi që e kërkon nuk ishte saktësuar akuza, dënimi për atë vepër penale në Kinë ishte me burgim të përjetshëm dhe nuk kishte garanci për mospërndjekje apo trajtim jonjerëzor.

U sollën në seancë disa raporte ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të njeriut atje dhe një vendim i GJEDNJ Liu kundër Polonisë që ishte i njëjti rast.

Report Tv ka raportuar ekskluzivisht arrestimin e 32-vjeçarit Liangbin Chen më 21 korrik në aeroportin e Rinasit. Ai kishte ardhur nga Dubai për t’u strehuar në arrati në vendin tonë. Kinezi akuzohet si kreu i bandës e cila ka patur selinë në qytetin Huzhou në Kinë dhe që ka kryer mashtrime në platformat online për ambiente me qira, shitje kompjuterash dhe telefonash në Dubani, Kinë dhe Emiratete Bashkuara Arabe. Ai rezultonte në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohej për “Mashtrim me pasoja të rënda”.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/04/2023 01:09

    Po nga Erdogani kerkuat garanci /per te drejtat e njeriut/ kur e ekstraduat turkun,apo turku ishte i njerkes e kinezi i nenes?Tani mbaheni, jepini dhe strehim politik //disidentit// te monedhave dhe ruani llogarite bankare se mos kushedi //disidenti// kinez do te /hulumtoje/ per finacim per kauzat e tij.Uroj t'a filloje nga Gjykata e Larte se paguhen mire!

    Përgjigju
  • Maks: 25/04/2023 21:13

    Si ka mundesi qe nje hajdut turk e dorzuat ku i dihet fundi ne turqi Kurse hajdutin kinez se dorzuat sepse keni frik se ndiqet politikisht Kur dihet qe hajdutet skan ngjyr politike

    Përgjigju
    • Turi: 25/04/2023 22:12

      Sepse Rama ka maredhenie te mira me Erdogan kurse me Kinen nuk mund te bashkepunoje sepse ka urdher nga shefat e tij amerikane

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan