Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentuar disa vjedhje të ndodhura më parë, duke vënë në pranga dy autorët e dyshuar. Vetëm pak minuta më parë, Report Tv raportoi se është rritur numri i vjedhjeve në Tiranë, ku hajdutët shënjestrojnë kryesisht zonat periferike të krijuara vitet e fundit.

Edhe ngjarja më e fundit e dokumentuar nga policia ka ndodhur në Kamëz, një ndër zonat e rrezikuara. Policia ka zbardhur disa raste të vjedhjeve të ndodhura më parë, ka identifikuar dhe kapur autorët, si dhe ka sekuestruar sendet e vjedhura. Në këtë kuadër, është organizuar dhe zhvilluar operacioni policor “Udhëtimi i Fundit", ku si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i dy shtetasve si autorë të dyshuar dhe konkretisht:

• Edison Sula, 26 vjeç, banues në Babrru, i dënuar dy herë më parë për vjedhje.

• Fatmir Murati, 29 vjeç, banues në rrugën “Babrru" Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesat e tre shtetasve, banues në Kamëz, si dhe vjedhjen e celularit, një të miture. Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura dhe konkretisht:

3 televizorë të markave të ndryshme

1 sobë gatimi,

1 laptop

1 varëse me gurë ari

1 telefon

1 orë dore.

Materialet do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

d.c./shqiptarja.com