1607795299_Screenshot4.jpg

Pas qëndrimit për disa minuta para Kryeministrisë, protestuesit janë duke u zhvendosur në këto momente në drejtim të Ministrisë së Brendshme, duke dëmtuar dritaret e Ministrisë.

Por nuk janë ndalur aty dhe po vazhdojnë marshimin. Protesta para Kryeministrisë ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur asnjë konfrontim me policinë.

Edhe këtë herë nuk kanë munguar të miturit.  E pranishme është  edhe ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi. Po shkojnë drejt Ministrisë së Brendshme.


Lajmi kryesor:

Mbyllet dita e katërt e protestës për Rashën/ Sërish tensione e prishje të pronës publike! Dëmtohet në sy një punonjës policie, sulmohet ministria e Ekonomisë! Disa të shoqëruar (VIDEO)