Autoritetet turke zhvendosën një hamam historik prej 1 500 tonësh, për ta shpëtuar nga përmbytjet e një dige të re që do të hapet në Turqinë juglindore.

 Zhvendosja e hamamit të Artuklu-së, ndërtuar më shumë se 650 vjet më parë në lokalitetin e Hasankeyf (juglindje), në brigjet e lumit Tigre, ka moblizuar mjete të jashtëzakonshme. Gjashtë monumente të tjera do të transportohen gjithashtu në mënyrë që Hasankeyf të mbrojë identitetin e saj historik.

Tha guvernatori i Batmanit, Ahmet Deniz

Rezervuari ujor i krijuar nga projekti i digës Ilisu do të përmbytë një pjesë të Hasankeyf-it, që gjendet 32 kilometra në juglindje të kryeqendrës së provincës Batman.