Zhvillimi urban e strehimi, Gjermeni
takon homologen sllovene Majcen

Zhvillimi urban e strehimi, Gjermeni<br />takon homologen sllovene Majcen
Sllovenia konkretizon mbështetjen e saj për Shqipërinë, për asistencë në fushat e zhvillimit urban dhe strehimit.
 
Një grup ekspertësh në kuadër të TAIEX (Technical Assistance and Information Exchange, instrument of the European Commission) do të vijë në Tiranë, në fund të muajit shtator 2016 për të dhënë asistencë në menaxhimin e tokës dhe pak muaj më vonë, për projektet në ndërtimin e banesave me elemente të eficiencës së energjisë.
 
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni gjatë vizitës së saj në Slloveni, si pjesë e delegacionit zyrtar pjesëmarrës në Forumin Strategjik të Bled (Slloveni), të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, është takuar me Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Sllovenisë, Irena Majcen.

Ministrja Gjermeni vlerësoi memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar mes MZHU dhe Ministrisë Sllovene në maj të këtij viti, ndërsa e njohu homologen e saj me disa prej rezultateve të punës së Ministrisë së Zhvillimit Urban si, hartimi i tre planeve kombëtare, finalizimi pas pak javësh i 31 planeve të përgjithshme vendore për 31 bashki apo finalizimi së shpejti i ligjit të ri “Për programet e strehimit social”. 
 
Ministrja Gjermeni ka falenderuar Ministren Majcen, për mbështetjen që Qeveria e Sllovenisë ka dhënë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
 
Në këtë kuadër, Gjermeni ka ofruar gatishmërinë e saj dhe të Ministrisë së Zhvillimit Urban, për të bashkëpunuar në programet e binjakëzimit, të financuara nga Bashkimi Europian, në fushat që mbulon Ministria e Zhvillimit Urban.
 
Sllovenia ka qenë dhe mbetet një partnere e mire për të gjitha hapat e hedhur nga Shqipëria drejt integrimit në familjen europiane si edhe në përmirësimin e punës për menaxhimin e tokës, standardet në ndërtim apo strehimin social. Ndaj, jam e sigurt që ky partneritet do të vijojë dhe do të zgjerohet edhe në zbatimin e programeve të financuara nga Bashkimi Europian, pjesë e të cilit vend i juaj tanime është pre jvitesh", - tha ministrja Gjermeni gjatë takimit me homologen sllovene.

Ministrja sllovene Majcen, shprehu gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë në përfshirjen e programeve të tilla. Ajo i bëri me dije Ministres Gjermeni se së shpejti një mission ekspertësh i TAIEX do të nisë punën me ekspertët e Ministrisësë Zhvillimit Urban edhe për metodologjinë e përcaktimit të grupeve që përfitojnë nga skema e strehimit.

Ministrja e Zhvillimit Uran, Eglantina Gjermeni e ftoi Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Sllovenisë për një vizitë zyrtare në Tiranë, ftesë e cila u mirëprit nga ministrja Majcen. 
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!