/ATSH.- Asambleja e VII e Përgjithshme e Shoqatës së Agjencive Kombëtare të Lajmeve të Detit të Zi (BSANNA) po zhvillon sot punimet në kryeqytetin e Armenisë, Yerevan.
Drejtorë dhe përfaqësues të një numri mjaft të madh të agjencive të lajmeve po diskutojnë mbi rritjen e bashkëpunimin dhe rolin aktual që kanë këto shtëpi informacioni në erën e re teknologjike.

Këtë aktivitet e ka përshëndetur edhe ministri i Kulturës së Armenisë, Hasmik Poghosyan.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Gëzim Podgorica, në fjalën që mbajti në samit, theksoi se duhet rritur bashkëpunimi ndërmjet agjencive kombëtare në mënyrë që të ruhet serioziteti dhe korrektësia e këtyre shtëpive të informimit pa humbur rolin e tyre në tregun e medias online që po ndryshon vazhdimisht.

Podgorica theksoi se "Duhen gjetur forma, rrugë e mundësi  për  të përballuar konkurencen që rritet, rrjetet sociale që shtohen, dhe hapësirat qe ngushtohen. Duke qenë në komunikim institucional me shumicën e të pranishmëve, kemi shkembyer mendime për të gjetur ato shtigje që na mundësojne që të ruajmë protagonizmin tonë mediatik.
E rëndësishme është që ne të  shfrytëzojme eksperiencën e njëri-tjetrit. Është një asset shumë i rëndesishëm kjo.  Duke qenë të hapur e komunikativ, duke bashkëpunuar e  shkëmbyer  në vijimesi mendime e përvojat tona, ne  bëjmë të mundur që të pasurojmë njëri-tjetrin  me  gjithë ato arritje që realizojmë.

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë, bëhet transferimi i Prresidencës së BSANNA-s, zgjidhet Presidenti i ri dhe Pekretari i ri i Përgjithshëm.