Zhvillohet Forumi Ekonomik i Tiranës, Veliaj: Piramida, shumë shpejt qendra më e madhe e teknologjisë së informacionit në Ballkan

Zhvillohet Forumi Ekonomik i Tiranës, Veliaj: Piramida, shumë shpejt qendra më e madhe e teknologjisë së informacionit në Ballkan

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në Forumin e parë Ekonomik të Tiranës

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nënvizoi nga Forumi i parë Ekonomik i Tiranës se kryeqyteti i vendit ka potenciale për një zhvillim të qëndrueshëm të biznesit dhe se qeveria shqiptare garanton të gjithë mbështetjen e saj për përmirësimin e kushteve.Veliaj u shpreh më tutje se paketa që qeveria shqiptare ka ofruar për të bërë biznes është tërheqëse jo vetëm për ata që marrin statusin e investitorit strategjike, por edhe për ata që kërkojnë të fillojnë një biznes të vogël.

Tirana është sot një nga qytetet më energjike edhe për faktin se mosha mesatare e qytetit tonë është rreth 27 vjeç; për të gjithë ju që doni të krijoni një kompani në qytetin tonë, krahu i punës është jo vetëm i përballueshëm, krahasuar me shumë vende anëtare të Bashkimit Europian, por paketa që kryeministri dhe qeveria shqiptare kanë ofruar për të bërë biznes është ndoshta një ndër më tërheqëset, jo vetëm për ata që marrin statusin e investitorit strategjik, por sigurisht edhe për ata që mund të fillojnë edhe një biznes të vogël, me një maksimum të taksave deri në 15%, ku shumë miq përtej Adriatikut në anën tjetër të pellgut shkojnë deri në 60% për të njëjtin biznes edhe për të njëjtën linjë prodhimi ose veprimtarie.

Erion Veliaj, Kryebashkiaku i Tiranës

Veliaj shtoi se qyteti ka pësuar një transformim edhe përsa i përket planit urbanistik, duke përmendur hapësirat pedonale që janë krijuar në Tiranë në kuadër të “Planit të Stefano Boerit ‘Tirana 2030". Kryebashkiaku i Tiranës përmendi se në Kashar do të krijohet zona e lirë ekonomike, ku hapësira prej 80 hektarësh do të jetë në dispozicion të investitorëve strategjikë, për t’i dhënë një impuls tjetër zhvillimit ekonomik të gjithë qytetit.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me qeverinë shqiptare kanë identifikuar një hapësirë rreth 80 hektarë në zonën e Kasharit, për ta kthyer në një zonë të lirë ekonomike të Tiranës. Jemi në fazën ku po marrim të drejtat mbi pronën dhe po bëjmë të gjithë legjislacionin që të licencohemi si një autoritet i cili ka një zonë të lirë ekonomike. Për të gjitha kompanitë që e kanë pasur dhimbje koke ekspansionin në Shqipëri për shkak të problemeve me pronat, ky është një lajm i mirë.

Erion Veliaj, Kryebashkiaku i Tiranës

Veliaj shtoi se qëllimi kryesor është pikërisht afrimi i kompanive dhe orientimi i ekonomisë drejt sektorëve që gjenerojnë më shumë të ardhura dhe ku përfitimet mbeten në Shqipëri. Ai deklaroi se Bashkia e Tiranës do të krijojë shumë shpejt edhe shkollën më të madhe në Ballkan, sa i përket teknologjisë së informacionit, ku 5 mijë fëmijë mund të përgatiten për profesionet dhe sfidat e së ardhmes.

Po bashkëpunojmë me Fondin Shqiptaro-Amerikan që Piramidën ta kthejmë në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në Ballkan, sipas modelit të TUMO Center. Ne planifikojmë 5 mijë të rinj çdo muaj që të jenë pjesë e këtyre kurseve sepse nëse nuk përgatitemi sot për një krah pune që mund të flasë këtë lloj gjuhe dhe të ketë këto lloj aftësish, atëherë sigurisht do të humbim edhe një gjeneratë tjetër që mundohet ende të qepë këpucë, të punojë në call center apo të prodhojë këmisha.

Erion Veliaj, Kryebashkiaku i Tiranës

Investimet e fundit të bëra në kryeqytet, Veliaj i cilësoi si dëshmi të rëndësisë që po merr gjithnjë e më shumë turizmi. 

Jam shumë i lumtur që këto ditë, zinxhirët kryesorë të turizmit botëror si “Hyatt”, “Marriot” dhe “Hilton” ose kanë hapur ose po përgatiten për hapjen e qendrave të tyre të hotelerisë në Tiranë. Me një rritje të turizmit rreth 25% në vitin e fundit, krahasuar me një vit më parë, besoj se qyteti po përgatitet të jetë gjithnjë e më shumë një epiqendër ballkanike, jo vetëm e shqiptarosferës në Ballkan, por e gjithë rajonit për aktivitete të kësaj natyre.

Erion Veliaj, Kryebashkiaku i Tiranës

Forumi Ekonomik i Tiranës është krijuar për të ofruar mundësi për të identifikuar dhe vlerësuar adoptimin e praktikave të inovacionit social në sektorin privat dhe për të identifikuar një kurs veprimi politikash drejt ekonomive më konkurruese dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri dhe Evropën Juglindore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rrema: 07/12/2018 17:06

    O LALI ERI BEHE PIRAMIDEN TEATER KOMBETARE DHE MBYLLINI PROBLEMET.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu