Zhvillohet në Mynih Forumi i Parë
Ekonomik për Ballkanin Perëndimo
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Forumin e Parë Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, i cili u zhvillua në Akademinë e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Mynih.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Forumin e Parë Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, i cili u zhvillua në Akademinë e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Mynih.
Në aktivitet morën pjesë Ministrja Bavareze për Çështjet Evropiane znj. Beate Merk, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Malit të Zi, Vera Joličić-Kuliš, etj.
Aktiviteti u realizua si një iniciativë e përbashkët e Ambasadës shqiptare në Berlin dhe Ministrisë Bavareze për Ekonominë, Median dhe Teknologjinë, në partneritet me Dhomën e Industrisë dhe Tregtisë së Mynihut dhe Bavarisë së Sipërme, si dhe Dhomën e Zejtarëve të Mynihut dhe Bavarisë së Sipërme.
Forumi u zhvillua i ndarë në dy panele, dedikuar çështjeve politike dhe çështjeve ekonomike teknike.
Gjatë panelit të parë u diskutua në lidhje me rëndësinë e zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit të vendeve të rajonit të Ballkanit me Bavarinë, reformat që këto vende kane ndërmarë, sektorët strategjikë që ato ofrojnë për të tërhequr investitorë nga Bavaria, sikurse mundësitë që i ofrohen industrisë bavareze për investime në një strukturë prodhimi që gjendet pranë.
Pjesa e dytë u konceptua dhe realizua në formën e një seminari profesional, e cila solli së bashku organizatat dhe shoqatat e biznesit, si dhe agjencitë e investimeve të vendeve të rajonit dhe Landit të Bavarisë.
Forumi hodhi bazat për bashkëpunim ekonomik dhe projekte të përbashkëta në interes të palëve pjesëmarrëse, duke evidentuar rritjen e vëmendjes dhe interesit të sipërmarrësve gjermanë drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor si vende me potenciale për investime të huaja.
Në fjalën e tij në forum Ministri Bushati u ndal në përmirësimin e kuadrit ligjor, reformat që ka ndërmarrë Qeveria shqiptare në funksion të një zhvillimi të qendrueshëm ekonomik, si dhe rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi si një reformë me impakt të gjerë në zhvillimin ekonomik të vendit.
Në vijim të qendrimit të tyre në Mynih, Ministri Bushati dhe Ministri Hoxhaj do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës në këtë qytet.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?
-
Të mirë
71.9%
-
Të keqe
17.7%
-
Nuk e di
10.4%
Vota total: 797
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Thierry Henry jep dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares së Shpresave të Francës
19 Gusht, 16:09
-
Osmani bisedon me komandantin e KFOR-it për çështjen e urës në Mitrovicë
19 Gusht, 15:57
-
Plagosja e 45-vjeçarit nga efektivi i policisë, Vocaj: Kam folur me autorin që të dorëzohet, është në gjendje të rënda psikologjike
19 Gusht, 15:51
-
'New York Times': 'Gjaku i keq' pas minierës së litiumit në Serbi! Çfarë fshihet pas, fushë beteja e perëndimit dhe protestat kundër Vuçiç
19 Gusht, 15:47
-
'Daily Express': Vizitoni Dhërmiun e magjishëm, Shqipëria përvoja më e mirë
19 Gusht, 15:38
-
Spiropali pret të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA! Diskutime mbi partneritetin strategjik mes vendeve dhe forcimin e institucioneve të pavarura
19 Gusht, 15:27
-
FOTO/ Kush është efektivi i policisë që plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin te ‘Komuna e Parisit’
19 Gusht, 15:25
-
Tiranë/ Skema mashtrimi me TVSH-në në Gjirokastër, falsifikim vule dhe fshehje të ardhurash, Apeli i Përgjithshëm lë në burg 50 vjeçarin italian (EMRI)
19 Gusht, 15:13
-
Kursi i këmbimit/ Euro vijon rënien e lirë! Ja me sa u këmbye sot
19 Gusht, 14:53
-
Gjermania thotë se është e ‘përkushtuar’ për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën
19 Gusht, 14:53
-
Tiranë/ Efektivi i policisë plagos me armë 45-vjeçarin te ‘Komuna e Parisit’! Dyshohet se i ngacmoi partneren! (EMRAT)
19 Gusht, 14:46
-
Video Lajm/ Reshjet e shiut freskojnë Vlorën pas të nxehtit përvëlues
19 Gusht, 14:42