Zhvillohet në Montreal takimi i Shoqatës së Sekretarëve të Përgjithshëm të Parlamenteve Frankofone, pjesëmarrje edhe nga Kuvendi i Shqipërisë

Zhvillohet në Montreal takimi i Shoqatës së Sekretarëve të Përgjithshëm të Parlamenteve Frankofone, pjesëmarrje edhe nga Kuvendi i Shqipërisë

Shoqata e Sekretarëve të Përgjithshëm të Parlamenteve Frankofone

Në datat 6-7 korrik në Montreal, Kanada u mbajt takimi i rradhës i Shoqatës së Sekretarëve të Përgjithshëm të Parlamenteve Frankofone. Në këtë takim mori pjesë Genci Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë takimit, u diskutua mbi disa çështje të rëndësishme dhe aktuale, kombëtare dhe globale, të zhvillimit të vendeve frankofone dhe rolit të parlamenteve në zgjidhjen e tyre, si  përdorimi i inteligjencës artificiale në administratën parlamentare, komunikimi institucional, kontributi i parlamenteve në edukimin demokratik e qytetar dhe roli i  zyrës së vizitorëve etj.

Ky takim do të pasohet në datat 8-9 korrik me Sesionin Plenar të 49-të, të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, në të cilin do të jetë pjesëmarrës edhe Kuvendi i Shqipërisë, në Montreal të Kanadasë.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/07/2024 02:36

    Cfare na beka neve /frankofone/ qe te ishim pjese e ketij takimi,apo kujtimet e perenduara te Republikes franceze te Korces te vdekur me kohe ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut