FIER- Bregdeti i Darzezës në qytetin e Fierit është kthyer në një pistë garash me kuaj. Aktiviteti është zhvilluar për herë të parë vitin e kaluar me pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria dhe Diaspora.
Konkursi është ndjekur me shumë interes nga qindra shikues që kishin ardhur nga Fieri apo zonat përreth këtij bregdeti. Garat e zhvilluara u ndanë në dy pjesë, në Garën e Kuajve Galoper, dhe gara e rezistencës. Në garën e shpejtësisë, morën pjesë 8 kuaj të racës Angleze, ndërsa u fitues u shpall kalorësi Eduard Cingo.
‘Kam një garë të dytë është 23 km me garë rezistence me Lunën Kampion. Kjo ishte garë shpejtësie dhe fituesi u shpalla unë’- tha Cingo.
Ndërsa në garën e dytë atë të rezistencës që ishte 23 kilometra e gjatë, pjesëmarrës ishin 9 kuaj. Fituesit e garave përpos kupës dhe medaljes marrin edhe një shpërblim monetar.
‘Kjo garë ka dy vite që po zhvillohet në plazhin e Darzezës. Ne do të ndajmë 3 vendet e para kanë tre kupa, do t’i shpërblejmë për t’i motivuar. Vendi i parë ka 1500 euro, i dyti ka 1000 euro, i treti ka 500 euro. Ne vetëfinancohemi, nuk na financon njeri.’- tha njëri prej organizatorëve.
Konkursi është ndjekur me shumë interes nga qindra shikues që kishin ardhur nga Fieri apo zonat përreth këtij bregdeti.
Nuk do te ishte keq sikur Shqiperia te kishte nja dy hipodrome te verteta,nje per gara shpejtesie,nje per kalerim me pengesa.Do te terhiqte pasionantet e hipizmit,por dhe turiste.Nuk mund te vazhdohet me ne ambiente te tilla,qe jane arkaike dhe me te pershtatshme per festa fshati,se sa per gara serioze.
Përgjigju