Zhvilloi dje protestën, Meta shpërndan mesazhin: Po u djegin të ardhmen fëmijëve

Zhvilloi dje protestën, Meta shpërndan mesazhin: Po u djegin të ardhmen fëmijëve

Fotoja e publikuar nga Meta

Kreu i Ilir Meta zhvilloi dje protestën e parë pas heqjes së kostumit të presidentit. Një ditë pas saj, Meta ka publikuar në rrjete sociale mesazhin më domethënës sipas tij i cili lidhet me të ardhmen e fëmijëve, e cila është në rrezik për shkak të vjedhjes nga qeveria.

‘Një nga mesazhet më domethënës të protestës qytetare!

Paratë që duhet të shpenzoheshin për një arsim cilësor, vidhen me inceneratorët duke djegur të ardhmen e fëmijëve.

Arsim cilësor pa buxhetim nuk mund të ketë. Vetëm arsimi, si prioritet kombëtar, sjell zhvillim.’- shkroi Meta përbri fotos.

Kujtojmë se pasditen e së martës, Partia e Lirisë zhvilloi protestën e parë te inceneratori i Tiranës. Protesta nisi në orën 18:00 e u mbyll rreth orës 19:15, teksa pati një numër të ulët pjesëmarrësish. Report Tv solli pamjet me dron ku u vu re se thirrjes së Metës, i ishin bashkuar një numër i vogël qytetarësh. Aleati i tij, Sali Berisha mungoi, teksa nuk u panë në protestë as deputetë të PD-së, ndonëse një numër i konsiderueshëm i tyre kishin deklaruar se do të ishin të pranishëm. Në protestë u panë Edmond Spaho e Klevis Balliu nga ‘Rithemelimi’, Ervin Saliani i cili ka mbajtur një pozicion asnjanjës në luftën e brendshme brenda partisë, si edhe 2 kandidatë për kreun e FRPD-së.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive