Meta në protestë: SPAK po bashkëpunon me PS për të blerë zgjedhjet vendore! I bashkohet ‘Rithemelimi'! Pjesëmarrje e ulët, Report Tv sjell VIDEO me dron

TIRANË- Ilir Meta nën drejtimin e Partisë së Lirisë ka mbajtur protestën e parë, tashmë si opozitar e jo si president. Protesta u mbajt te inceneratori i Tiranës, që e cilësoi si skenën e parë të krimit të kësaj qeverie, teksa ka qenë shumë i ashpër edhe me SPAK. Në fjalën e tij, Meta hodhi akuza të forta ku tha se SPAK po bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama për të vjedhur zgjedhjet vendore.

"Është e qartë se ka një koordinim perfekt midis rilindje se SPAK që të blihen zgjedhjet e vendore e të dënojnë ndonjë bedel të dorës së dytë që të thënë se drejtësia e re vazhdon”, tha Meta.

Kjo ishte protesta e parë e Metës, teksa ai ka paralajmëruar se do të pasohet edhe me të tjera.

“Ndaj, jemi sot këtu dhe do të vimë përsëri. Do të shkojmë në çdo skenë krimi se janë të shumta në të gjithë Shqipërinë. Për tu bërë të qartë se nuk do të shpëtojnë nga. Ora e drejtësie po vjen se populli shqiptar s’ka ca humbet. Rama shporru. Përmes protestave do rivendosim demokracinë, në një vend që institucionet kanë rënë për shkak të kapjes së shtetit. E vetmja mënyrë për të rivendosur demokracinë është ngritja e popullit”, tha ai.

Protesta nisi në orën 18:00 e u mbyll rreth orës 19:15, teksa pati një numër të ulët pjesëmarrësish. Report Tv solli pamjet me dron ku u vu re se thirrjes së Metës, i ishin bashkuar një numër i vogël qytetarësh. Aleati i tij, Sali Berisha mungoi, teksa nuk u panë në protestë as deputetë të PD-së, ndonëse një numër i konsiderueshëm i tyre kishin deklaruar se do të ishin të pranishëm. Në protestë u panë Edmond Spaho e Klevis Balliu nga ‘Rithemelimi’, Ervin Saliani i cili ka mbajtur një pozicion asnjanjës në luftën e brendshme brenda partisë, si edhe 2 kandidatë për kreun e FRPD-së.

Në tubimin e thirrur para inceneratorit të Tiranës, munguan simbolet politike. I vetmi që u valëvit ishte një flamur kombëtar dhe pankartat me denoncimet e Partisë së Lirisë që përfaqësuesit e saj mbajtën në duar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:44
Meta pas protestës te Inceneratori: Ora e drejtësisë po afron, askush nuk mund t’i shmanget ndëshkimit

Në një postim në rrjetet sociale pas protestës te Inceneratori i Tiranës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë aferë do të marrën ndëshkimin e merituar nga drejtësia.

"Falënderim të përzemërt për të gjjthë qytetarët e Tiranës që morën pjesë sot në protestën kundër vjedhjes shtetërore me inceneratorët. 558 ditë pas denoncimit të kësaj afere të errët dhe mafioze, qytetarët kërkojnë drejtësinë e munguar. Askush nuk mund ti shmanget ndëshkimit. Ora e Drejtësisë po afron", shkruan Meta. 

Ora 20:57
Gafa që i nxjerr zbuluar: Facebook-un e Ilir Metës e menaxhojnë gazetarët e Shkëlzen Berishës

1663095733_WATERMARKREPORTtv.00202525.Still007.jpg

E ndërsa Sali Berisha mungonte në protestën e thërritur nga Ilir Meta tek incineratori i Tiranës, djali i tij, Shkëlzeni ka qenë në shërbimin e kryetarit të Partisë së Lirisë.

Dhe skemën e ka zbuluar vetë Ilir Meta. Nga paaftësia apo nga shpejtësia, faqja e Ilir Metës në Facebook, duke transmetuar pamje nga protesta kishte “harruar” mbishkrimin në Facebook, ku ishte ende titulli i emisionit të Sonila Meços për vizitën e Albin Kurtit në Tiranë. Siç shikohet nga edhe nga fotot, duket qartë se faqja e Ilir Metës në Facebook menaxhohet nga gazetarët e Syrit, portalit të Shkëlzen Berishës.

Urojmë që Çim Peka mos ti pushojë gazetarët që menaxhojnë faqen e Ilir Metës, pasi pas disa minutash arritën ta kapin gafën që i nxorri zbuluar.'

Ora 19:18
Meta akuza SPAK: Po bashkëpunon me PS për të blerë zgjedhjet vendore

 

Në fjalën e tij gjatë protestës, kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza se SPAK po bashkëpunon me qeverinë për të blerë zgjedhjet vendore.

"Është e qartë se ka një koordinim perfekt midis rilindje se SPAK që të blihen zgjedhjet e vendore e të dënojnë ndonjë bedel të dorës së dytë që të thënë se drejtësia e re vazhdon. A nuk vepruan kështu këta me ish ministrin dhe ish drejtorin dhe deputetin. Denocmimet për ta u bënë me fakte me numra llogarie, katër muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, por nuk u ndërmor asnjë veprim se me lekët e inceneratorëve duhej të blihej vota e shqiptarëve", tha Meta. 

Ora 19:14
Meta: Afera që zhvesh lakuriq shtetin e kapur nga krimineli Rama! Para drejtësisë shkojnë hallexhinjtë dhe jo megafirmën e Veliaj

 

Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta nga protesta e thirrur për inceneratorët ku tha se para drejtësisë duhet të dlaë kryeministri Rama të cilin e ka cilësuar si 'kryetari' i një organizate kriminale sëbashku me Veliajn. Meta edhe njëherë i ka bërë akuza SPAK se po bashkëpunon me qeverinë dhe nuk po sheh faktet. Përpara drejtësisë theksoi kreu i PL-së, po vendosen njerëz të cilët janë hallexhinj ndërkohë që duhet të ishte Rama dhe Veliaj, të cilin e cilësoi si megafirmuesi i inceneratorëve. 

'Afera që zhvesh lakuriq shtetin e kapur nga krimi nga Rama që bën 17 veprime të paligjshme në një ditë. Të një qeverie, që vjedh dhe nuk kontrollon evazionet fiskale që shkon në xhepat e tyre, për të blerë mediat dhe shtetin. Ata i dijnë mirë se kush janë kompanitë që vjedhin se janë vetë ata. Kemi një aferë të rrezikshëm që e përdorin edhe të vdekur, ata barinjtë me dhi në Greqi duke falsifikuar firmat e tyre për të organizuar planin e tyre mafioz për të firmosur dhjetëra miliona euro. Kjo aferë tregon se kjo aferë nuk guxon t’ua zënë në gojë pjesëtareve të tyre. Afera është me në krye Edi Ramën, kryetrarë, politikanë, ministra pra është organizata kriminale më e madhe ndonjëherë dhe oktapodin e inceneratorëve. Ju e dini se ç’është ky objekt pas meje, në këtë objekt ja ka dhënë një kompanie private OFSHORE që s’di dihet pronari me kushtin që do i jepej 128 milionë euro dhe i merr Rama për t’ja dërguar bashkisë Tiranë. Ku është investime i 128 milionë euro që duhet ta bënte provat me qëllim që ta merrte bashkia me taksat tuaja. Pse ka frike qeveria nga transparenca. Pronari pa emër duhet të kishte investuar 128 milionë euro sipas kontratës. Besoj ju e dini kush është nënkryetari i kësaj, Klodian zoto i cili ka marrë 27 milionë euro dhe i ka justifikuar me firma. Vetmë udhëtime kanë deklaruar në vitin e  pandemisë 600 mijë euro dhe i kanë llogaritur si investim të inceneratorit që nuk ekziston. Forca politike, e PL-së e ka denoncuar 550 ditë më par sa dhe ende sot SPAK justifikohet se janë në hetime paraprake dhe për çdo qytetar mjafton ky fakt për të ta kuptuar këtë qëllim si të diskutueshëm. Burgosin hallexhinjtë por kurrsesi nuk vendosin para drejtësisë Ramën dhe Veliajn për  firmën e paligjshme që ka vjedhur kompetencat e këshillit të Bashkisë që është këtu. Ishte kjo megafirmë e Veliaj që vazhdon edhe sot e kësaj dite pa mbledhur këshillin bashkiak,.'- tha Meta. 

Ora 19:08
Meta nga protesta te Inceneratori: SPAK të heqë nga sytë shaminë që i ka vënë Rama e Veliaj, të zbatojë ligjin e të çojë rilindasit në burg

 

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta nga protesta në Inceneratorin e Tiranës, e quajti një aferë korruptive, ndërsa i bëri thirrje SPAK që ët zbatojë ligjin. Meta tha se ka ardhur koha që tashmë SPAK të heqë shaminë që i kanë vënë syve Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Për ta arritur këtu në një vend të veçantë sepse jemi në një skenë krimi. Vijmë këtu pikërisht sepse u bënë 558 ditë të denoncimit zyrtar për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk vepron, nuk e shikon. Ndaj, jemi këtu për të qenë dëshmitarë që nuk ka incenerator, nuk ka proces incenerimi. Gjithaçka është një mashtrim, siç është treguar me fakte dhe në mënyrë të përsëritur nga përfaqësues të opozitës e shoqërisë civile, analistë kurajozë. Jemi këtu për të treguar me gisht këtë vend krimi, në mënyrë që drejtësia e SPAK ta heqin shaminë që u ka vënë Rama e Veilaj nga sytë. Të zbatojnë ligjin dhe të çojnë hajdutët rilindas pas hekurave. Mjaft më, me drejtësi. Në 6 vite Shqipëria është përkeqësuar 26 vende sa i takon luftës kundër korrupsionit. Ky është rezultati i rama fomës, kapja e drejtësisë për fyti. Drejtësia që prangos fukarenjtë për një faturë energjie dhe që merr urdhra nga kongresi i partisë mavi për tu marrë me opozitës. Rama i. Rama ik është e tejkaluar. Rama shporru.  

Ora 19:08
Ilir Meta protestë me Sali Lushën: Ku je o i madh, Stresin si e kam?

1663089047_.JPG

Ish-bodigardi i Sali Berishës, Sali Lusha i është bashkuar protestës së kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta përpara inceneratorit të Tiranës.

Në momentin kur Meta po takohej me protestuesit që iu bashkuan thirrjes së tij, shtrëngoi duart me Sali Lushën.

 “O ku je o i madh, Stresin si e kam?”, thotë Meta teksa i jep dorën.

Dhe ai i përgjigjet duke buzëqeshur: “Mirë!”

Ora 18:48
E keni thirrur Berishën në protestë? Meta: Gjithsecili është i mirëpritur në monumentin e korrupsionit

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mirëpritur gjithsecilin t’i bashkohet protestës së tij te inceneratori  i Tiranës.

Meta: Për ti thënë SPAK boll më me drejtësi me regji. Ja ku e keni monumentin e Korrupsionit.

Pyetje: A e keni thirrur Sali Berishën të vijë sot?

Meta: Gjithsecili është i mirëpritur

Ora 18:45
Spaho nga protesta: Komisioni Hetimor u ngrit për t’i ‘shërbyer’ Ramës! Paraqiste variantin e tij te qytetarët për aferën e inceneratorëve

 

Të shumta ishin shigjetimet plot akuza në protestën e mbajtur nga Partia e Lirisë, por nuk munguan as nga ato të Rithemelimit i cili ishte në protestë (me mungesën e kryetarit të tyre). Spaho u ndal te një tjetër akzuë, atë të ngritjes së Komisionit Hetimor me kryetare Jorida Tabakun nga ku nuk u zbulua asgjë, përkundrazi, sipas Spahos dha mundësi që Rama të jepte variantin e tij te qytetarët.

‘Ky është njëri nga vendet e krimit. Në Elbasan është tërësisht jashtë funksionit, në Fier nuk është marrë në dorëzim. Ku shkuan paratë, 430 mln euro që kanë marrë ose do vazhdojnë t’i marrim nëse ne bëjmë sehir. Për të blerë zgjedhjet dhe mediat që të mos flasin.

Vjet u ngritur një komision hetimor për të zbardhur këtë aferë. Synimi nuk ishte për të zbardhur këtë aferë por që Edi Rama të paraqiste variantin e tij te qytetarët shqiptarë. Këtë e them sepse dy nga gazetarët më aktivë që kishin shkruar më shumë nuk u lejuan në komision nga maxhoranca sepse gjoja kishin konflikt interesi.

Konflikti ishte akuza. KLSH nuk u ftua të depononte edhe pse ishte i pari organ i shtetit që hetoi. Një pjesë e fakteve që janë bërë publik kohët e fundit nga përfaqësuesit e PL na ishin vënë në dispozicion.

Bëmë një reformë të madhe në drejtësi që nga viti 2015 kur filloi edhe kjo aferë. Do kapen peshqit e mëdhenj. Do luftohet korrupsioni. Ku është SPAK-u? Për këta që marrin 430 mln euro nga xhepat e shqiptarëve e ka zvarritur çështjen prej 7 vitesh.’- tha Spaho.

Ora 18:41
Vetë mungon, kush janë deputetët e Berishës në protestën e Metës! Mes tyre dhe Salianji

 

Report Tv ka mësuar se ndonëse Sali Berisha nuk është në protestë, ai ka “dërguar” disa deputetë të tij në mbështetje të Ilir Metës.

Në protestë deri më tani nga PD të pranishëm janë  Klevis Balliu dhe Edmond Spaho, teksa i pranishëm është edhe Ervin Salianji, i cili nuk është pozicionuar në asnjë kah në luftën e brendshme të PD-së.

Ora 18:37
Brisida Shehaj nxjerr kontratën: Klodian Zoto ka marrë 100% të fondeve! Kjo kontratë ka vlerën 140 milionë dollarë për inceneratorin që sot se ka

 

Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit Brisida Shehaj nga protesta e partisë së Lirisë ka nxjerrë disa fakte të reja për incenratorët ku sipas saj, Klodian Zoto do të marrë 140 milionë dollarë për inceneratorin që sot nuk e ka.

‘Për këtë mensën që ndodhet këtu në krahun tonë qeveria ka paguar 64 milionë dollarë për ca zyra dhe një mensë. Ju kemi treguar me fakte se si janë marrë 18 milionë euro kredi për të zënë pronën tonë publike e për ta mbajtur peng. Ju kemi treguar sesi paratë që merren për makina e s’ka investime. Me paratë tona këta na dhunojnë. Me gjysmë milioni euro u japin një inxhineri u japin 500 mijë euro pastaj Krifca i jep 300 milionë euro për ta bërë fermerë të cilët pastaj braktisin vendin. Sot do ju tregojmë sesi Klodian Zoto sepse Miglen Mëriri rri akoma i lirë në Holadë. Po kush është ky Kloaduian Zoto

Ai që rrëmbeu fondet në Elbasan, me këto kompani fiktivbë. Ai është poronari legal i inceneratori të Fierit dhe pse është akoma në arrati. Për denoncimet tona SPAK na dha të drejtë dhe sot inceneratëret vijojnë të jenë pezull. Do bëjmë tashmë publike që e lidh incenartotirn e Tiranës me kompaninë e Kloadian Zotos, ka marrë 100% të fondeve të paguara më sot, i merr ky dhe i ndan me organizatën. Që ca e kanë falas mensën sot dhe do e kenë.

Kjo kontratë ka të bashkëlidhur dhe një aneks ku duket vlera, 14 miliardë lek të reja, 140 milionë dollarë për këtë incenetorin që sot nuk ka.

Zoto nga korriku i 2018 deri në shtator 2021 ka marrë 27 milionë euro. Kemi bimë, zyra, shkurre dhe një mensë. ‘- tha Shehaj.

Ora 18:24
Protesta e Partisë së Lirisë, qytetarëve u bashkohet Meta

 

Kreu i Partisë së Lirisë ka mbërritur në inceneratorin e Tiranës, aty ku paralajmëroi se do të bënte një protestë. Në protestë siç dukej edhe nga pamjet me dron nga Report Tv prezenca ishte e ulët.  

Ora 18:12
Numër i ulët i pjesëmarrësve, Report Tv sjell pamje me dron nga protesta e Metës (VIDEO)

 

Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e thirrur nga Partia e Lirisë, kundër qeverisë. Siç mund të shihet në video, numri i pjesëmarrësve është i ulët.

Ora 17:32
Protesta e Metës, Ambasada e SHBA-ve paralajmëron qytetarët: Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet

1663083349_DeklarateperShtyp.jpg

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar në një postim në Facebook duke paralajmëruar qytetarët lidhur me tubimin që është paralajmëruar në Tiranë në orën 18:00.  Në njoftimin e mbasadës thuhet se  qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet e mëdha.

“Një protestë është programuar për t’u zhvilluar sot pranë landfillit të Sharrës, rreth 6 kilometra në perëndim të Ambasadës Amerikane. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet e mëdha. Edhe pse shumë ngjarje të mëdha kalojnë paqësisht, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat vendase dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 13/09/2022 23:33

    Qe kjo qeveri ka hajdutet e vet kjo nuk diskutohet. Qe ti je kryehajdut i provuar,madje me master shkencor as kjo nuk diskutohet.

    Përgjigju
  • Rossman: 13/09/2022 22:38

    Turp i madh,ky eshte per burg akoma e lejne te livadhisi e te tallet me popullin

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 13/09/2022 21:57

    Eshte e qarte tashme se cdo shtet ka MAFIE-n e vet,por ne Shqiperi MAFIA KA SHTETIN E VET PREJ MBI 30 VJETESH,KËSHTUQË SKA ÇFARE BEN MË AS USA E AS BE. POPULLI KA ZGJEDHUR BRAKTISJEN E VENDIT DHE KAQ. KJO ESHTE E ARDHMJA E AFERT KRAHAS MOLLOISJES PER NE BE APO PËR TË BERE DREJTESI NE KETE VEND TE SHKRETUAR PERFUNDIMISHT.

    Përgjigju
  • Ramazoni: 13/09/2022 20:18

    Me renxhrovera kta hajdut spiuna. Boll ma

    Përgjigju
  • Populli: 13/09/2022 20:13

    O popull pse nuk ngriheni per rritjen e cmimit te energjise elektrike te bukes te artikujve kryesore po shkoni te pritestoni per ata qe jane per burg dhe qe SPAK po i le te lire te livadhisin?

    Përgjigju
  • Herri: 13/09/2022 19:42

    Eshte per gjynaf ilir floriti

    Përgjigju
  • Eri: 13/09/2022 19:42

    Per gjynaf kjo protesta ilirit

    Përgjigju
  • glaus: 13/09/2022 19:32

    ju per cdo gje fajsoni ramen m plak ca bohet keshtu,,,,ji pak me i qart ca kerkon o like ji mos bej thirrje per protesta kur cdo gje esht drejt fundiot

    Përgjigju
  • Beni: 13/09/2022 19:31

    Iliri spiuni kallzon ne spak e paimagjinueshme

    Përgjigju
  • Blerta: 13/09/2022 19:31

    Shpifes ordiner kaq mund te them

    Përgjigju
  • flori: 13/09/2022 19:30

    sic je ti i deshtuar ashtu do isjhte dhe kjo protest po aq e deshtuar o like

    Përgjigju
  • ylberi: 13/09/2022 19:20

    Ecen me parimin provoje perseri me nje emer tjeter partie se lsi u dogj me kohe e vakte ahahahahahah

    Përgjigju
  • Askushi: 13/09/2022 19:05

    Duket si xhenoze ne kohe covidi.njerzit duhet te dalin por kur shikojn Liken me mire nga tv.

    Përgjigju
  • Qamili: 13/09/2022 18:39

    Ik o meta shko per shopping ne Londer dhe leri protestat sa per sy te botes.

    Përgjigju
  • Kik: 13/09/2022 18:37

    Deshtim total se krenohesh me popullin e 6 marsit po ata ishin te Pd haha

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 13/09/2022 18:37

    O like floriri ku i ke qindra mijrat e popullit apo ti ngatron eurot e tua të vjedhura që jan qindra mijra me popullin. Po aty ti ke vetëm nja 100 - 200 jashqitje të kombit e me kto lloi jashqitje ti do rëzosh Edi Ranën ? ? ? ? ? ?

    Përgjigju
  • Erik: 13/09/2022 18:24

    Me shume gazetare dhe kameramane se protestues. Apo po vijne me Liken me autobuza nderkohe?

    Përgjigju
  • Ribashkimi: 13/09/2022 18:19

    Po do llogarite kete temin Meta e ne rregull eshte pjesmarja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja