Zhvillonin lojëra fati të paligjshme në Shkodër, arrestohet pronari i lokalit dhe dy bashkëpunëtorët e tij, nën hetim 9 të tjerë

Zhvillonin lojëra fati të paligjshme në Shkodër, arrestohet pronari i lokalit dhe dy bashkëpunëtorët e tij, nën hetim 9 të tjerë

Sendet e sekuestruara

3 persona janë arrestuar në Shkodër dhe 9 të tjerë janë ndjekur penalisht pasi zhvillonin lojëra fati në mënyrë të paligjshme në një lokal.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Mirsad Suti (D) 33 vjeç, pasi gjatë  kontrollit në një bar-kafe të paregjistruar në organet tatimore në disponim të shtetasit M.S, në lagjen 'Partizani' të qytetit të Shkodrës, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra për lojën e pokerit që ky shtetas e organizonte në lokalin e tij.

Po ashtu janë arrestuar edhe shtetasit A. D.,  37 vjeç dhe H. Y.,  47 vjeç,  për  veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Mirsad Suti, organizonin  veprimtarinë  lojërave të fatit.

33-vjeçari akuzohen për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, “ Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm",

Gjithashtu u proceduan në gjendje  të lirë edhe 9 shtetas të tjerë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”, pasi u gjetën në ambientet e lokalit duke luajtur lojra fati të kundraligjshme.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria jep OK për ndërtimin e termocentralit në Roskovec! Firma do i japë falas shtetit 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike

Qeveria jep OK për ndërtimin e termocentralit në Roskovec! Firma do i japë falas shtetit 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike